Champions League Futboll Sport

“VENDOSJA E OBJEKTIVAVE ËSHTË E VËSHTIRË”/ Flet Conte: Barcelona nuk është e lumtur që…

Interi do të nisë ditën e nesërme rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, teksa do të përballet në “San Siro” me Slavian e Pragës.

Në prag të kësaj sfide në konferencën për shtyp ka dalë tekniku i zikaltërve, Antonio Konte i cili shprehet: “Ne duam t’i bëjmë krenarë tifozët tanë, të luajmë futboll që i emocionon ata. Vendosja e objektivave është e vështirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë rrugës. E rëndësishme është se pavarësisht se çfarë do të ndodhë të mos kemi keqardhje dhe të dimë se të gjithë dhanë 100%.”, theksoi tekniku italian.
Sa e rëndësishme është Liga e Kampionëve për një klub? Do të përpiqeni ta fitoni atë?

“Unë e kam fituar atë si lojtar. Kam luajtur në 4 finale dhe kam humbur 3, kështu që i di të dyja ndjesitë. E di sa e vështirë është ta fitosh dhe sa e dhimbshme ta humbasësh një finale. Ka shumë faktorë që duhet të merren parasysh, si gjendja e formës, skualifikimet e lojtarëve dhe kalendari.”

Shorti iu vendosi me Bracelonën. Çfarë do të thotë të përballeni me katalanasit në Ligën e Kampionëve?

“Do të jetë një sfidë tërheqëse, një nga ato që ju jep motivim dhe që ju shtyn të jepni maksimumin. Unë besoj që edhe Barcelona nuk është e  lumtur që duhet të luajë kundër Interit. Ne kemi filluar një rrugë dhe duam ta përfundojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.”, përfundoi Konte.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Portieri hidhet nga ana e gabuar, por e pret gjithsesi penalltinë (VIDEO)

Delo.autor

MJAFTON SERGIO RAMOS/ Real Madrid vendos një dorë te titulli

Delo.autor

Fenomeni Marc Marquez tregon të ardhmen e Honda-s

Sadik.Autor

Leave a Comment