Futboll

Çudia në Francë, plas grushti në fushë… mes dy shokëve

Një episod nga ato të rrallët në futboll, ka ndodhur në Ligue 2 të Francës, gjatë ndeshjes mes Quevilly dhe Auxerre. Papritur gjatë takimit Polomat dhe Barreto (që të dy lojtarë të skuadrës mike) në fillim ofendojnë njëri-tjetrin e më pas kapen me duar teksa grushtat fluturojnë mes shokësh.

Është dashur ndërhyrja e një lojtari kundërshtar e më pas e gjithë të tjerëve për t’i ndarë. Nuk është e qartë se për çfarë arsye nisi sherri në minutën e 81-të, në një kohë që Auxerre po kryesonte me rezultatin 3-1.

Gjyqtari nuk ka asnjë dyshim dhe të dy lojtarët përjashtohen nga ndeshja me karton të kuq, duke lënë skuadrën e tyre me 9 lojtarë. Në ato minuta të fundit të ndeshjes Auxerre rrezikoi fitoren, pasi pësoi një gol, por takimi do të mbyllej me rezultatin final 2-3.

Pritet që klubi të marrë masa disiplinore ndaj lojtarëve, të cilët mund ta pësojnë edhe nga komisioni disiplinor i federatës franceze. Duhet theksuar se raste të ngjashme, kur plas sherri mes shokëve të një skuadre, janë mjaft të rralla në futboll dhe për këtë arsye grindja në fjalë tërhoqi vëmendjen e të gjithë tifozëve, edhe përtej Francës.

Related posts

Giggs e konfirmon se Bale s’do ta braktisë Real Madridin për Manchester Unitedin

Q.Autor

PLAS DEBATI/ Trajneri ofendon gazetaren në Kosovë: Je për të pastruar jo për analiza futbolli

Delo.autor

E BUJSHME/ Chelsea lë thatë “Zonjën e Vjetër”, ndryshon mendim për Sarrin

Delo.autor

Leave a Comment