Boks

Joseph Parker mbërrin në Londër: Ka nisur “countdown” për titujt kampionë

Boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker, ka mbërritur sot në mesditë në Londër, ku pas dy javësh do të duelojë ndaj britanikut Anthony Joshua për unifikimin e titujve kampionë bote në peshat e rënda. Sfida mes tyre do të zhvillohet më 31 mars në Kardif, një sfidë ku duelohet për titujt e kategorive WBO (mbahet nga Parker), WBA e IBF (mbahen nga Joshua). Të dy boksierët janë të pamposhtur, çka e bënë këtë sfidë mjaft interesante, por Parker, pas mbërritjes në Londër, ka deklaruar se nuk ka ardhur për shëtitje, por për të marrë titujt kampionë të rivalit britanik dhe për të qëndruar i pamposhtur edhe pas këtij dueli.

Boksieret Anthony Joshua dhe Joseph Parker

Jam i lumtur që ndodhem këtu sot, mezi po e pres këtë përballje. Numërimi mbrapsht për të marrë titujt kampionë bote ka nisur. Jam në formën optimale, fizikisht dhe mendërisht dhe shoh me optimizëm përpara. Jam i ri, i fortë, lëviz mirë në ring dhe kam një ekip fantastik që më mbështet. Nëse vjet ndaj Hughie Fury nuk dhashë më të mirën në ring, ky është shansi për ta korrigjuar këtë gabim dhe për t’i treguar Joshua vendin që meriton”, tha 26-vjeçari Parker, që më tej shtoi se është fokusuar vetëm te sfida ndaj Joshua. “Këtu kam ardhur për të boksuar ndaj Joshua dhe nuk më interesojnë thashethemet”, tha Parker.

Related posts

NUK TREGOHEN ASPAK TË MËSHIRËM/ Shikoni disa nga momentet kur gjyqtari e pëson më keq se boksieri në ring (VIDEO)

Delo.autor

Tyson Fury kërkon 50% të fitimit nga dueli me Joshua

Sadik.Autor

“KEMI BËRË MARRËVESHJEN ME UFC PËR RIVALIN”/ Flet Menaxheri i McGregor: Ja emri dhe surprizat e 2020…

Delo.autor

Leave a Comment