Futboll

Daja: Paragjykohemi, por nuk tolerojmë

Skënderbeu u mposht 2-1 në Shkodër, por ajo që përbën më shumë rëndësi te korçarët, është dënimi i UEFA-s. Trajneri Daja komentoi si shumë të ashpër dënimin e institucionit drejtues të futbollit europian, ndërsa tha se ka besim në hallkat e tjera të gjykimit.

Si e pritët vendimin e UEFA-s?
Daja: Ishte një dënim shumë i rëndë. Deri diku e prisnim, pasi bëhej fjalë për një vendim që do të jepej nga anëtarë të të njëjtit institucion, që formuluan edhe pretencën, por ndoshta prisnim një dënim më të lehtë.

Një humbje që erdhi pas një takimi shumë të luftuar, që shuan paragjykimet…
Daja: Ne do të jemi të paragjykuar në çdo takim, por unë mund t’ju garantoj se ne do të luajmë për fitore në çdo takim dhe çdo stadium, pasi duam të mbyllim llogaritë me titullin dhe të respektojmë deri në fund garën. Edhe sot dhamë më të mirën dhe tentuam të marrim maksimumin, por normalisht që gabuam, të kushtëzuar edhe nga mungesat.

A është e vështirë të motivoni lojtarët në këtë situatë?
Daja: Situata nuk është fort e mirë, por lojtarët e Skënderbeut janë profesionistë dhe dinë si të sillen në raste të tilla. Unë dhe lojtarët jemi totalisht të përqendruar në fushë, pasi për të tjerat, ka instanca të tjera në klub, që merren.

Tani dy përballje të vështira me Flamurtarin. Kjo humbje do ju bëjë mirë për në gjysmëfinalen e Kupës…
Daja: Situata është e vështirë, nuk duhet ta fshehim, por duhet sa më shpejt ta kthejmë këtë situatë. Kishim shumë raste tek porta e kundërshtarit, nuk kemi bërë gjithçka keq. Shpresoj të ndryshojmë sa më shpejt.

Related posts

NA PASKAN GËNJYER/ Në Spanjë gjejnë arsyen e vërtetë të LOTËVE TË RONALDOS

Isa.Autor

BUFFON I BINDUR: RONALDO do t’i heqë Juventusit “dhimbjen e kokës”…

Isa.Autor

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ Ajazi përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe ndëshkon “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment