Futboll

Dalipi: Batha bëri një gol si sulmues race, kjo është ftesa që kam për tifozët

Fitorja u duk e lehtë, por nuk ishte e tillë. Festuat jashtëzakonisht tek goli i parë…

Fillimi ishte i vështirë për ne. Goli i Bathës rezultoi efikas, që e praktikon edhe në stërvitje. Ka bërë një gol si sulmues rrace. Skuadra u shfaq shumë mirë në tranzicionin pozitiv, në kundësulm.

dalipi

Partizani u duk i ringjallur. A nis këtu arritja e objektivit për Europën?

E kam thënë se duhet të marrim ndeshjet një nga një. Deri të mërkurën, duhet të punojmë për gabimet e vogla që shfaqëm. Festova, sepse në fillim po futeshim tek loja e Luftëtarit, por pas 10 minutave, e morëm veten.

I bllokuat mesin e fushës Luftëtarit. Ia pretë burimin Luftëtarit, dhe nuk ishin të rrezikshëm…

Një skuadër të madhe, e bën jo vetëm sulmi, por edhe mbrojtja. Treshja e krahëve, Bardhi-Ibrahimi-Mala, funksionoi në perfeksion. Por, edhe dyshja e krahëve, bënte dublim.

Çfarë keni më shumë ju se Flamurtari dhe Laçi që të kapni Europën?

Unë besoj tek grupi. Asani ka pasur një rënie fizike, dhe shumë herë sforcohet që të bëjë mbrojtjen. Në një farë mënyrë, kjo i konsumon që të japin maksimumin. Sot, ai doli jo për një lojë të dobët, por për një zgjedhje taktike.

A keni një mesazh për tifozët?

Ardhja e tyre sot, është një forcë më shumë për ne. Skuadra e tifozëve dhe e presidentit. Në transfertën e ardhshme në Shkodër, i presim të jenë të shumtë në fushë.

Related posts

BOTËRORI 2018/ Russia shënon edhe golin e katërt ndaj Arabisë Saudite

Sadik.Autor

Neymar nuk e fal Barçën, pretendon 30 milionë euro

Q.Autor

Cili Ronaldo? Çfarë goli i çmendur nga Shaqiri në debutimin e tij…

Sadik.Autor

Leave a Comment