Futboll Sport Të tjera

PAMJE TË RËNDA/ THYEN KËMBËN gjatë maratonës por s’tërhiqet, këmbadorazi deri në…(FOTO+VIDEO)

Objektivi i një gare është të vraposh dhe ta fitosh atë, ose të paktën të vraposh deri sa ta mbyllësh atë në kohën më të shpejtë të mundshme. Ky ka qenë edhe objektivi i atletes 19-vjeçare japoneze Rei Lida, e cila ka bërë maksimumin, ndoshta të pamundurën, për ta mbyllur garën e saj. Ajo nuk ka dashur të lërë në baltë koleget e saj dhe ka vendosur ta vrapojë këmbadorazi edhe pse me një  frakturë në këmbë, për të dorëzuar stafetën dhe përmbushur detyrën.

Atletja 19-vjeçare japoneze Rei Lida

Ngjarja ka ndodhur në maratonën me stafeta të zhvilluar në Fukuoka të Japonisë, ku atletja 19-vjeçare Rei Lida, ka ecur këmbadorazi për rreth 300 metra deri sa të shkonte në finish dhe të dorëzonte stafetën të shoqja e saj e ekipit. Vajza kërkoi të përmbushte misionin e saj, ashtu sikurse pat bërë edhe shoqja që i kishte dhënë stafetën më parë. Atletja kishte një frakturë në këmbën e djathtë, por nuk e la garën dhe me gjunjët e gjakosur ka vijuar garën.

Dëmtimi ndodhi disa qindra metra larg finishit të saj, ndërkohë që shoqja e ekipit e priste në lot për të marrë stafetën, duke parë ngjarjen dhe e pamundur ta ndihmonte. Gjatë kohës që garonte nuk mungonte inkurajimi i fansave, që mbështesnin atleten që ecte këmbadorazi, derisa mbërriti në finish dhe mori ndihmën mjekësore. Madje e inkurajonte edhe gjyqtari i garës që e ndoqi përgjatë gjithë kohës që ecte këmbadorazi.

Related posts

FUTBOLLI NË PLAN TË DYTË/ Ndërpritet ndeshja Cadiz-Barcelona, shkak bëhet gjendja shëndetësore e një tifozi

F.autor

INFEKTIMI I SALAH ME COVID-19 TEK DASMA E VËLLAIT TË TIJ/ Ish-sulmuesi Mido: Gafë e pafalshme

Delo.autor

Dibala do shpërblim pas finales, presidenti i Juves: Po, një birrë! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment