Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventusi siguron SUPER mesfushorin e Arsenalit, do fitojë “një MAL ME PARA”

Juventusi është e vetmja skuadër në Europë që ka një marsh perfekt, duke qenë se i ka fituar të 10-ta ndeshjet e luajtura, 8 në kampionat dhe dy të parat në Champions. Skuadra e Masimiliano Alegrit duket një tank, e pandalshme për këdo dhe mes të gjithë kësaj euforie të përgjithshme që ka pushtuar “planetin” bardhezi, drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, duke se vazhdon me goditjet e tij të mëdha. Në ditët e fundit, ai është parë në Londër dhe dje ka bërë rikthimin prej saj, me median angleze, konkretisht tabloidin “Daily Mail”, që në një shkrim ekskluziv zbulon blerjen e “Zonjës së Vjetër” për verën e ardhshme.

Bëhet fjalë për Aron Ramsej, mesfushori uellsian i Arsenalit, i cili është në skadencë kontrate më 30 qershor 2019. 27-vjeçari i ka shtyrë për disa herë me radhë ofertat për rinovim të “topçinjve”, por në të njëjtën kohë u ka thënë jo edhe ofertave të Milanit dhe Liverpulit. Madje, ata që shpresonin më shumë ishin milanistët, duke qenë se për muaj me radhë u përfol se Ivan Gazidhis, që pritet të marrë rolin e administratorit të deleguar më 1 dhjetor te “Djalli”, do të sillte në “Milanello” pikërisht Ramsejn, por që duket se nga vera e ardhshme do të jetë një lojtar i Juventusit.

Për më shumë, “Daily Mail” tregon edhe shifrat e akordit për ta bërë edhe më të sigurtë lajmin e ofruar për tifozët bardhezi: Ramsej do të firmosë me kampionët e Italisë një parakontratë që në muajin janar, për një shifër prej 250 mijë paundësh në javë (285 mijë euro në javë, ose 13 milionë eurosh në sezon). Ky shpenzim lidhet edhe me faktin se në verë, uellsiani do të zbarkojë me parametër zero në Torino.

Related posts

ALARMI FALS/ Klauzola e RONALDOS vazhdon të jetë 1 miliardë euro

Isa.Autor

Real Madrid, nëntë vite në kërkim të një numri…

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Victoria Guimaraes. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment