Futboll

Dilema e madhe e Brazilit në Botërorin Rusi 2018: Alisson apo Ederson?

Brazili nuk është i njohur për zbulimin e portierëve, por Selecao e ka pasur gjithmonë të qartë kujt ti besonte portën duke filluar që nga vitet ’50, dhe deri në vitet e fundit. Duke filluar nga Gilmar që i veshi i pari dorezat në vitin 1953, duke vazhduar me Emerson Leao, Claudio Taffarel, Dida dhe Julio Cesar – deri në vitin 2014 – me secilin portier që numëron 80 ndeshje apo më shumë. Gjërat janë më të komplikuara tani, pasi janë dy portierë që pretendojnë një fanellë titullari.


Bëhet fjalë për Alisson të Romës dhe Ederson të Manchester City. Kjo është një përplasje që mund të vazhdojë për gjithë dekadën e ardhshme. Bazuar në performancën e këtij sezoni, cili e meriton fanellën e titullarit?

Portieri i Romës duket të jetë me i favorizuari deri më tani. Në të vërtetë, Ederson bëri debutimin e tij ndërkombëtar vetëm në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Kilit në tetor, me Brazilin tashmë të kualifikuar. Gardiani i Romës po kalon një moment të jashtëzakonshëm në Serie A, me 17 ndeshje pa pësuar gol në 37 në total. Një më pak se Ederson (18), por i pari ka pritur më shumë raste, duke fituar në këtë mënyrë fanellën e titullarit.


Në fakt, ndërsa Alisson ka pësuar gjashtë gola më shumë se patrioti i tij në ndeshjet e përmendura, ai ka pritur 54 herë më shumë, 124 kundër 70 të Ederson. Me këto statistika, portieri i Romës me 79% të pritjeve i mjafton për t’u renditur i katërti në pesë kampionatet më të mira të Evropës dhe Champions League të kombinuara, duke lënë pas Edersonin që numëron 74.5% të pritjeve.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Villarreal me përmbysje Arsenal në raundin e parë gjysmëfinale

Delo.autor

HISTORIA/ Si Chiellini përdori mallkimin 39-vjeçar dhe ndikoi tek penalltia e humbur e Saka duke bërtitur: Kirikoço

Delo.autor

E PAPRITUR/ Barça zgjedh numrin e ri 10-të

F.autor

Leave a Comment