Futboll

Emre Can: Brenda 3 viteve do të jem një super lojtar

Nuk është më vetëm një futbollist. Emre Can është edhe një model tashmë. Në fundin e shkurtit, kompani e veshjeve “H&M” ka lajmëruar bashkëpunimin me lojtarin gjerman të Liverpool. “Për mua, moda është shumë e rëndësishme, – ka thënë për Sport 1, – nëpërmjet veshjeve mund t’u tregosh të tjerëve se çfarë tipi je.

Qëkur ka dalë në treg koleksioni im, disa prej shokëve të Liverpool duke bërë shaka, më thërrasin ‘Beckham gjerman’. Jam i befasuar që Klopp nuk më ka thënë akoma asgjë në lidhje me këtë. Pres që të bëjë një batuttë nga momenti në moment”.

Është më se e kuptueshme pse Klopp nuk ka asnjë dëshirë për të bërë shaka me të. Në fundin e sezonit, Can do të largohet me kosto zero nga Liverpool. Në prill do të zgjedhë skuadrën e re, teksa ofertat e klubeve të rëndësishëm nuk mungojnë.

Gjithsesi, ai nuk ka dëshirë të zbulojë ekipin e ardhshëm, por ka një plan të qartë: “Besoj se mund të përmirësohem akoma shumë. Është e vërtetë se duhet të mendoj më shumë për fazën mbrojtëse se atë sulmuese, por mendoj se mund të jap më shumë nëse jam më afër portës. Në këtë sezon kam shënuar 6 gola, nuk janë pak, por kam ndjesinë se mund të bëj më shumë. Mund ta ndihmoj më shumë skuadrën”.

Emre është një djalosh shumë ambicioz: i rritur në një nga lagjet më të varfra të Frankfurtit, ai ka veshur fanellat e klubeve të rëndësishëm, si Bayern dhe Liverpool, por nuk ka ndërmend të ndalet: “Brenda 3 viteve dua të jem një top player absolut.

Do të më pëlqente të isha pjesë e skuadrës së vitit”. Në formacionin e fundit ideal të FIFA-s ishte Buffon, ndoshta një transferim në Torino mund ta ndihmojë Can ta realizojë ëndrrën e tij. “Në 2013-ën kam qenë pjesë e organikës së Bayern-it që fitoi Champions-in, – ka kujtuar. – Nuk u grumbullova për ndeshjen dhe nuk ndihem kampion i Europës, por e kam shijuar atë moment dhe kam dëshirë të fitoj përsëri”.

Dihet se Emre nuk nxitohet në marrjen e vendimeve. Në verën e 2013-ës është larguar nga Bayern Munich për të shkuar te Leverkusen. Për shumë njerëz ka qenë një hap mbrapa, për atë, që në atë kohë ishte vetëm 19 vjeç, trampolina ideale: “Levrerkusen ishte në Champions League, ishte një skuadër e nivelit të lartë dhe në atë moshë ishte e rëndësishme për mua që të luaja”, ka shpjeguar Can.

Atë verë të Bayern kishte shkuar Guardiola dhe ka shumë mundësi që Emre nuk do të kishte pasur hapësira me bavarezët: “Kam bërë një fazë të mirë përgatitore me Pep, por që më tha se nuk do të kisha luajtur me vazhdimësi. Sot mund të them se kam marrë vendimin e duhur duke shkuar te Leverkusen”. Atje ka qëndruar vetëm një vit para se të kalonte te Liverpool. Tani ka dëshirë të shkojë më lart, sepse Emre Can nuk është më një futbollist i zakonshëm. Sepse është edhe model? Jo, sepse mund të bëhet një “top player”.

Related posts

TRANSFERTAT KTHEHEN NË MAKTH/ Arsenali mposhtet në derbin e Londrës

Delo.autor

E ËMBËL DHE BOMBASTIKE/ Vajza SEKSI e Luis FIGOS nis karrierën si… (FOTO)

Isa.Autor

DOKUMENTI/ Zbardhen akuzat e Icardit kundër Inter, klubi e hoqi edhe nga… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment