Futboll

Disiplina pezullon dy lojtarë të Superiores, Tirana luan pa tifozë

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së u mbodh sot dhe mori në shqyrtim problematikën e shfaqur fundjavën e kaluar në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, diskutoi relacionet e mbërritura pranë tij nga sekretariati teknik, dhe mori vendimet e mëposhtme:
– FK “Partizani”paralajmërohet se në rast përsëritjeje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
– Lojtari i KF “Teuta”, Masaduhu Alhasan, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti.
– Lojtari i KF “Kukësi”, Bujar Idrizi, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti.
– KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, gjobitet në masën 100.000 lekë.
– KF “Besa” paralajmërohet se në rast përsëritjeje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
– KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj dhe hedhje të sendeve ndezëse në fushën e lojës, dënohet me 1 ndeshje pa spektatorë në sfidën e ardhshme të kampionatit.
– Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Term U-19, Armand Gapi, dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Armand Gapi vendoset në provë për një periudhë 6-mujore.
– Rrëzimin e kërkesës së F.K Apollonia për femra si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
– Rrëzimin e kërkesës së F.K Apollonia U-19 për dëmshpërblimin ndaj KF Butrinti U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Related posts

CARABAO CUP/ Pas një krosimi nga goditja e dënimit, Stones zhbllokon derbin ndaj Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

FJALIMI PËR CANËN PËRLOT TË ËMËN/ Rama: Pa të, nuk do të ishte bërë… (VIDEO)

Isa.Autor

Valon Berisha i saktë nga penalltia, mposht Strakoshën

Sadik.Autor

Leave a Comment