Futboll Sport

FJALIMI PËR CANËN PËRLOT TË ËMËN/ Rama: Pa të, nuk do të ishte bërë… (VIDEO)

I pranishëm në prezantimin e filmit-dokumenta “Lorik”, i prezantuar në ambjentet e “Plaza”, Tiranë, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim të gjatë, duke përlotur të ëmën e ish-kapitenit legjendar kuqezi.

“Jeta e dytë e Lorikut do të jetë frymëzim për më të vegjlit. Për të qenë krenar për atë se kush janë dhe nga vijnë. Fondacioni do ta mëshirojë më së miri qasjen e Lorikut ndaj vetes, njerëzve dhe vendit. Loriku ka patur mundësi të luajë me kombëtaren e Francës, me të Zvicrës, mund të zgjidhte dhe një kombëtare nga Lindja e Mesme.Por ai e kishte ëndërr të zgjidhte Shqipërinë. Kjo është më shumë se nga ana sportive.

Jo rastësisht lidhet fanella kuqezi me interesin për historinë e shqiptarëve. Loriku i ka qejf librat, jo si Murati. Fondacioni do të jetë pikë bashkimi për të gjithë ata që kanë një ëndërr.Loriku do jetë një nga shembujt në sport që provojnë që një ëndërr që e shikon me sy hapur njeriu mund të arrij. Loriku ka qenë i gatshëm të paguaj “çminim”. Nuk e ka lënë baba që të tërhiqet. Unë duhet ta mbyll duke i thënë babait të Lorikut që po mos ishte nëna nuk do ta kishe bërë dot Lorikun futbollist”, u shpreh Rama.

Related posts

Guardiola nuk ndalet, City ofron 68 milionë euro për Mahrezin

Q.Autor

NDESHJA ME BOLOGNAN NË “SAN SIRO”/ “Kuqezinjtë” fitore për “jetë a vdekje”

Delo.autor

EURO 2020/ Dopietat e Rodrigo dhe Alcacer vendosin për Spanjën dhe ruajnë përsosmërinë

Delo.autor

Leave a Comment