Futboll Seria A

Djali i ish-lojtarit të madh të Milanit zëvendeson Neymarin te PSG-ja

PSG do të luajë sot kundër Troyes në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Ligue 1, ku skuadra kryeqytetase ka dominuar që nga java e parë deri tani.

Parisi duhet të fitojë për të ruajtur distancën me Monaco, e cila mposhti me përmbysje Bordeaux, ditën e diel. Por mbi të gjitha vëmendja e ekipit të Unai Emery është te ndeshja që do të luhet të martën për Champions League kundër Real Madrid, ku të besuarit e tij do të kenë detyrën e vështirë të përmbysin humbjen 3-1 në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”.

Morali i fabulës: “turn over” masiv dhe vetëm tre sulmues të grumbulluar Angel Di Maria, Julian Draxler dhe Timothy Weah.

Timothy Weah, ju kujton njërin ku emër? Me shumë mundësi po, sepse është një mbiemër i njohur në botën e futbollit. Nuk jemi kthyer prapa në kohë, duke qenë se në vitet ’90, George Weah shkëlqente poshtë kullës Eiffel.

Por flasim për djalin e futbollistit që fitoi “Topin e Artë” në vitin 1995 dhe është grumbulluar për herë të parë me ekipin e parë, pasi luajti shtatë ndeshje dhe shënoi një gol në “Youth League”, Champions League për të rinj. Djaloshi që ka lindur në Nju Jork dhe sapo ka mbushur 18 vjeç ka një kontratë deri në vitin 2020 me kryeqytetasit dhe të shohim nëse do të ndjek gjurmët e të atit, aktualisht president i Liberisë, i famshëm edhe për ecurinë në Serie A ku fitoi dy tituj kampion me AC Milan.

Image

Related posts

Futbollisti i Interit merr kërcime për jetën pas ndeshjes me Juvetusin

Sadik.Autor

PLAS TEK LAZIO/ Ultrasit kundër titullarit të bardhekaltërve: Njeri pa nder. Zhduku nga…

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Laçi provon roveshatën ndaj Anglisë, përfundon me një përplasje kokë më kokë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment