Breaking News Ekskluzive Futboll La Liga Sport

SI RRALLËHERË/ Njihuni me 20 FYTYRAT e përfshira në operacionin “NEYMAR”

Neymar është padyshim emri më I përfolur I merkatos së verës dhe duket se është e destinuar që ai do e lërë PSG.

Barcelona dhe Real Madrid po “vuajnë” për nënshkrimin e tij dhe sërish duket se ka një sërë komplikacionesh që kanë future në “valle” një grup njerëzish.

Mëposhtë do njiheni me të gjithë ata një nga një, pjesë e “Operacionit Neymar”.

Presidenti I Katarit: Sheik Tamim Bin Hamad Al Thani, që është presidenti I Katarit dhe I PSG. Ai është I përfshirë në çdo gjë dhe personi që do japë në fund dritën jeshile.

Nasser Al-Khelaifi: Krahu I djathtë I Sheikut. Ai është personi që do negociojë me Barcelonën edhe pse marrëdheniet midis klubeve janë jo të mira pas humbjes 6-1. Nasser-I nuk është në momentin e tij më të mirë por prapë ka besimin e pronarëve.

Leonardo: Edhe pse ai e njeh Neymar, nuk është takuar prej kohësh me të. Leonardo ishte pas lëvizjes së Maxëellit tek Barcelona në 2012. Por tani duket ta ketë fokusin në vend tjetër dhe mendohet të luajë një rol dytësor.

Thomas Tuchel: Do të ketë pak pjesë në këtë operacion, ndonëse shkon mirë me brazilianin. Ai është kritik ndaj Mbappes madje edhe në publik.

Babai I Neymar: Personi më I përgjegjshëm I përfshirë ne operacionin Neymar edhe pse askush nuk dëshiron të merret me të kur vjen puna tek kjo çështje. Ai ka flirtuar me shumë klube të Europës gjatë verës, Jo shumë persona e besojnë atë, përfshirë këtu edhe Barcelonën e Real Madridin.

E megjithatë ai jep më të mirën e tij për të plotësuar dëshirën e të birit: Të kthehet në “Camp Nou”.

Pini Zahavi: Krahu I djathtë I babait të Neymar. Ai ka luajtur një rol kyç qëkur Chelsea shkoi për të parë Neymarin e vogël që luante me Santosin. Nuk ishte I përfshirë kur Neymar iu bashkua Barcelonës prandaj kjo negociatë do jetë e para për të.

Kylian Mbappe: Një nga arsyet se përse po largohet Neymar. Ai ka mbajtur gjithmonën një shoqëri të mirë me brazilianin por tani do të jetë kryesorit tek PSG.

Wagner Riberio: Një tjetër aghent I besuar nga babai I Neymar dhe Neymari vetë. Ai ishte pjesë e lëvizjes së brazilianit drejt PSG.

Florentino Perez: Po qendron vigjilent në këtë situatë. Neymar është një nga ëndrrat e tij të vjetra por para kësaj duhet të kaloj disa “pro dhe kundër” arsye para se të marrë vendimin final.

Zinedine Zidane: Trajneri e ka thënë se e do Neymarin në ekip dhe e ka dhënë dritën jeshile. Por megjithatë duket se targeti kryesor për të është Paul Pogba.

Jose Angel Sanchez: Personi që kontakton me klubet. Nëse Real Madrid do Neymarin, ai flet me klubin francez.

Juni Calafat: Bossi I nenshkrimeve internacionale në klub. Përgjegjës për ardhjen e Neymar, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes.

Keylor Navas: Portieri ishte pranë nënshkrimit me PSG në fillim të veres prandaj mendohet se mund të jetë përfshirë në  një marrëveshje për Neymar.

James Rodriguez: Një nga lojtarët në ikje të Real Madrid. Ai ka dalë në shitje edhe pse me një shifër të lartë, Zidane nuk I duhet më.

Vinicius Junior: PSG dëshiron ta sjellë në Paris si pjesë e marrëveshjes për Neymar, por Real Madrid nuk dëshiron ta përfshijë në negocime.

Isco: Një tjetër lojtar që PSG e do nga Reali dhe këta të fundit janë gati ta lënë. Megjithatë, duket se spanjolli dëshiron të qendrojë në Madrid.

Josep Maria Bartomeu: Me çdo ditë që kalon, ai bindet gjithnjë e më shumë që duhet të sjellë Neymarin sërish në Barcelonë dhe duke e falur atë që iku dy vite më parë kur asnjë se dinte lëvizjen e tij.

Ai po sheh tani mundësitë për të ndërtuar sulmin më tërheqës ndonjëherë brenda dhe jashtë fushës. Kriza pas prapaskenave nuk duhet të ndikojë në këtë operacion.

Eric Abidal: Ka ndikuar në lëvizjes e Leonardos tek PSG, ka udhëtuar drejt Francës për të negociuar me Rabiot dhe pritet që ta bëjë sërish këtë për ekipin e tij të vjetër.

Andre Curi: Personi kyç që mban kontaktet e Barcelonës me Brazilin falë pjesës së tij me Nike.

Klubi e mohoi se ai fitoi 6 milion euro nga lëvizja e Neymar dy vite më parë por vetëm pak ditë më parë ai bëri një postim në Instagram që na bindi për një rikthim të tijin.

Ernesto Valverde: Trajneri ka qënë gjithmonë një fans I Neymar. Ai e mbrojti atë para se të ikte edhe pse Neymar e mori vendimin të largohej sapo Valverde erdhi në Camp Nou.

Philippe Coutinho: Braziliani ishte pika kyçe e marrëveshjes së Barcelonës me PSG por ai preferoi të transferohej  tek Bayern Munich këtë verë.

Ivan Rakitic: Kroati nuk do të largohet nga Camp Noi edhe pse ka marrë plot oferta nga klubet kryesore. Vjet në verë ai refuzoi PSG.

Nelson Semedo: As Semedo nuk do të largohet nga Barcelona dhe duket se Valverde dëshiron ta mbajë. Sidoqoftë, ai është ndihmesë e madhe në krahun e djathtë.

Ousmane Dembele: Francezi nuk dëshiron të largohet nga Barcelona por katalanasit duan që ta lënë të lirë. Edhe dëmtimi I tij këtë verë duket të ketë luajtur një rol negative për të.

Përktheu nga Marca, AlpeSport.al

Related posts

REAL MADRID MBUSH ARKAT/ Skuadra madrilene përfiton shifrën e “çmendur” nga sukseset në Champions

Delo.autor

HABIT Maldini: Isha gati të largohesha, s’më qortojnë dot se nuk bleva Mesin

Delo.autor

“SAUNA, FEMRA, DOLLARË”/ Ish-gjyqtari denoncon si deshën ta blinin para ndeshjes së Champions-it

Delo.autor

Leave a Comment