Futboll

Dy pikë diferencë me Juven? Sarri: Kemi një grup të mirë

Hapi fals i Juventus, i plotësuar me fitoren e Napolit mbrëmjen e së dielës ndaj Genoas, e bëjnë tepër optimist Maurizio Sarrin për një triumf në Serie A, pasi tashmë ndodhet vetëm 2 pikë larg bardhezinjve.

Nuk ishte Lorenzo Insigne, as Dries Mertens, por Raul Albiol heroi i Napolit në sfidën e shtëpisë me Genoan. Skuadra e Maurizio Sarrit djersiti shumë për të gjetur golin me sulmuesit, megjithatë u desh kërcimi i fuqishëm me kokë i mbrojtësit shtatlartë për të “gjunjëzuar” Genoan. Ishte minuta e 72-të e sfidës, kur harkimi nga këndi u devijua për në rrjetë nga spanjolli.

“Ne po bëjmë një kampionat të madh, kemi nderin të luftojmë me një ekip që tejkalon gjithçka”, u shpreh Sarri pas ndeshjes me Genoan.

Por çfarë kuptimi kanë 2 pikët diferencë për Maurizio Sarrin? “Na thonë se jemi mirë, sepse vitet e fundit në këtë periudhë Juventusi pothuajse e kishte fituar kampionatin. Do të jetë shumë e vështirë për këtë finale të sezonit. Ky grup ka performancën e dytë më të mirë në një sezon në historinë e Napolit”, tha ai, duke lënë të kuptohet që titulli mund të zgjidhet nga përballja direkte me bardhezinjtë.

Top Channel

Related posts

NGA LUFTA E KOSOVËS TEK IDENTITETI I RREMË NË SPITAL/ Mihajlovic: Mendova se Arkani do më vriste, e urreva babin sepse…

Delo.autor

ËSHTË DUKE SHËLQYER NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi shqiptar transferohet tek Fenerbahce

Delo.autor

PSG kërkon ”vetëm” 300 mln €, Real paguan 350 mln € për Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment