Futboll Kategoria Superiore Sport

NISI SEZONIN ME HUMBJE/ Dëshirojnë kthesën ndaj Kukësit, Kastrioti pret edhe dy mesfushorë. Ja emrat…

Kastrioti e nisi sezonin e ri në Superiore me humbje, teksa u mposht në fushën e tij me shifrat 0-2 nga Dinamoja. Loja që zhvilloi skuadra ishte me dy tablo, pasi në pjesën e parë ishte e brishtë, por në të dytën ndryshoi disi dhe krutanët u shfaqën në disa raste të rrezikshëm, madje duke goditur edhe shtyllën, por fati nuk ishte me ta.

Normalisht, humbja “djeg”, por është vetëm ndeshja e parë dhe kampionati është goxha i gjatë, ndaj duhet kohë dhe durim që skuadra të kristalizohet, pasi disa nga lojtarët që ishin në fushë janë afrime të reja dhe ende nuk janë përshtatur mirë me grupin.

Edmir Sali, Bekim Dida, Damir Grgiç, Ouale Onanuga dhe Bedri Greca ishin lojtarët që e nisën titullarë këtë ndeshje, ndërsa me përjashtim të Grecës dhe Salit, të tre lojtarët e tjerë ishin debutues në Superiore.

Në ditët në vijim Ndreu pret që skuadrës t’i bashkohen edhe dy të huajt, pikërisht mesfushorët Henri Okebugu dhe Agnaldo Moraes.

Me rikthimin e nigerianit dhe brazilianit, skuadra do të jetë më e kompletuar. Për shkak dokumentacioni dhe të kërkesave të shtuara prej pandemisë, kthimi i tyre drejt Shqipërisë ka vonuar më tepër se duhet.

PËRGATITJET – Ditën e djeshme skuadra u la pushim nga stafi teknik, ndërsa sot krutanët do të zbresin në fushën e stërvitjes për të nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, e cila do të zhvillohet sërish të dielën, në transfertë ndaj Kukësit.

Ndryshe nga sfida me Dinamon, ndeshja ndaj verilindorëve do të zhvillohet në orën 16:45, në “Elbasan Arena”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Vajushi kalon provën dhe firmos në Rumani tek klubi…

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË ANGLI/ Portieri Alisson realizon në frymën e fundit dhe i dhuron fitoren Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

AGNELLI NUK E DO TEK INTERI/ Dybala “niset” drejt… Parisit

Delo.autor

Leave a Comment