Futboll La Liga

Dyshimet pushtojnë projektin e ri të Real Madridit

Në ndryshim nga sezonet e tjera, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po vazhdon që ta kalojë kohën pa marrë vendime me rëndësi strategjike ndërsa sezoni i ri futbollistik po afron. Planifikimi i kursit të ri është paralizuar për motive të ndryshme dhe nëse situata vazhdon kështu në muajt e ardhshëm, të gjitha shenjat të çojnë drejt rrugës së improvizimit nga drejtuesit madrilenë sa i përket rindërtimit të ekipit të ri.

Arsyet e kësaj situate janë të ndryshme dhe kanë lidhje direkte me paqartësinë e disa gjërave. Kushtëzuesi i parë është i karakterit strategjik. Florentino Perez ka vendosur që t’i japë prioritet rindërtimit të stadiumit “Santiago Bernabeu” përpara blerjeve, sipas gazetës spanjolle “El Mundo”.

Klubi madrilen duhet që të investojë 450 milionë euro për këtë projekt, ndërkohë që një goditje madhe erdhi nga tërheqja e partnerit kryesor, Ipic. Paqartësia e dytë ka të bëjë me stolin. Trajneri aktual Zinedine Zidane ende nuk e ka vendosur nëse do të vazhdojë që të rrijë apo do të largohet, e në të tillë situatë kubi është duke i marrë gjërat me qetësi e duke analizuar alternativat.

Edhe sa i përket yjeve të ekipit ka një problem. Kështu Cristiano Ronaldo nuk po gjen paqe me prokurorinë spanjolle që ka kërkuar 15 vite burg pasi e akuzon për evazion fiskal, ndërkohë që ai vazhdimisht ka kërkuar rritje rroge. Por ka edhe futbollistë të tjerë të cilët e kanë të paqartë të ardhmen.

Një prej tyre është Gareth Bale. Manchester United prej kohësh i vardiset, për më tepër që uellsiani ka edhe oferta të tjera. Zidane nuk e konsideron më si të paprekshëm atë. Edhe futbollistë si Isco dhe Dani Ceballos e kanë parë se situata nuk është ajo më e favorshmja për ata dhe po mendojnë largimin.  Për të mos harruar përpjekjet e “Galaktikëve” të cilët po bëjnë çmos që të sjellin Neymar në “Santiago Bernabeu”

Related posts

“SHQIPTAR M*TI”/ Skandal racizmi nga tifozët e ish-skuadrës së Andi Lilës me Rota-n që luan për Greqinë (VIDEO)

Delo.autor

BAYERN MUNCHEN-STUTGART/ Manuel Neuer pëson super GOL nga distanca (VIDEO)

F.autor

MOMENTE FRIKE NË NEWCASTLE-TOTTENHAM/ Dy lojtarë “i shpëtojnë” jetën tifozit, arbitri ndal lojën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment