Futboll La Liga

“Dybala, Atletico ofron €120 mln për Juventus”

Qëndrimi i shkurtër madrilen i Dybala lë ende vend për diskutime në Spanjë. I evidentuar në fillm të javës në kryeqytetin iberik, zërat fillestarë insistonin për një takim të mundshëm me drejtuesit e Real Madrid, por më vonë, fantazisti argjentinas i Juventus shkoi të darkonte me Diego Pablo Simeone, bashkëkombasin e tij, njëherësh trajner i Atletico Madrid.

Një takim kokë më kokë, që sipas asaj që raportonte “Marca” shprehte hapur interesimin direkt të klubit bardhekuq për 24-vjeçarin e Juventus.

Rezultate imazhesh për dybala atletico madridPor, është media tjetër, “Sport” ajo që ndez edhe më shumë aludimet për një të ardhme të mundshme mes Dybala dhe Atletico Madrid. “Paulo Dybala përndiqet nga disa klube të Premier League, por është shndërruar në objektivin numër 1 të Atletico, si kandidati potencial për zëvendësimin e Griezmann, në rast se francezi transferohet te Barcelona. “Colchoneros” e dinë që Dybala do të jetë i kushtueshëm, prandaj po nisin të bëjnë llogaritë e tyre për strategjinë, me qëllim finalizimin e pazarit me Juventus, që nuk do të pranojë të lërë lojtarin të largohet.

Por, Dybala ka profiling ideal për pretendimet e Atletico, që do të ishte e gatshme të shtonte 20 milionë, mbi 100 milionët që do të buronin falë klauzolës për shitjen e Griezmann. Në këtë pikë, do të nevojitet vetëm pritja për të parë si do të reagojnë kampionët e Italisë përballë ofertës prej 120 milionë euro”, citohet “Sport”.

Related posts

Spalletti veçon dy lojtarë nga ndeshja me Zenit-in

Sadik.Autor

Rekordi “i zi” i Kombëtares/ Ja sa është numri i tifozëve në “Elbasan Arena”

Isa.Autor

Krahu duket mirë/ Salah mund të zbresë në fushë që të premten (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment