Futboll

E frymëzuar nga Inter, skuadra franceze është një hap larg historisë

FC Chambly, klub që kuan në kategorinë e tretë të futbollit francez, është një hap larg historisë: pas fitores 1-0 të arritur kundër Strasbourg, klubi i themeluar nga Walter Luzi është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Francës për herë të parë në historinë e shkurtër të klubit dhe do të ndeshet me Les Hebries, një tjetër klub i kategorisë së tretë, që e bën objektivin për të luajtur finalen në “Stade de France” më të mundshëm.

Por gëzimi është kthyer menjëherë në trishtim kur lojtarët kanë mësuar se themeluesi i tyre është ndarë nga jeta në spital pasi është ndier keq gjatë festimeve për rezultatin e arritur. Luzi e ka themeluar klubin në 1989-ën, duke u frymëzuar nga Inter i Helenio Herrera, për sa i takon simbolit dhe uniformave. Aktualisht, Chambly përfaqësohet nga djemtë e tij, me Fulvion që është president, ndërsa vëllai Bruno trajneri i skuadrës.

Rreth dy vite më parë ka qenë i detyruar të ndryshojë logon sepse ishte identik me atë të Inter: “I kemi bërë disa ndryshime pas kërkesës që ka bërë Inter disa vite më parë: na thanë ‘na vjen mirë që jeni tifozët tanë, por ndryshoni logon’. Vëllai im dhe babai janë tifozë të mëdhenj të Inter, për këtë arsye kemi zgjedhur këto ngjyra”, ka thënë Fulvio. Tani, objektivi është të arrihet një rezultat historik të frymëzuar nga “Magjistari” Herrera.

 

Related posts

Alvesh: Do të doja shumë të shënoja dhe golin e dytë, është meritë e Dajës që…

Isa.Autor

E rrallë në Angli/ Futbollisti transferohet dy herë në katër ditë, klubi fiton…

Sadik.Autor

Gattuso: Ky lojtar i Arsenalit më pëlqen shumë

Q.Autor

Leave a Comment