Futboll

Formacioni më i mirë dhe më i dobët i javës së 22-të të Kategorisë Superiore

Pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 22-të Kategorisë Superiore, “Panorama Sport” ka ndërtuar formacionin më të mirë dhe më të dobët në bazë të paraqitjes së lojtarëve.

TRAJNERI MË I MIRË: HASAN LIKA

Stadiumi i Vlorës është gjithmonë një tokë e vështirë, megjithatë Luftëtari i drejtuar nga Hasan Lika, dje arriti të bënte lojën e tij dhe në fund të merrte një trepikësh me shumë vlera.

Përballë Flamurtarit vendas, një ekip më shumë lojtarë cilësorë në përbërje, skuadra gjirokastrite iu fal një goli të shënuar nga Shkurtaj në fillimin e pjesës së dytë dhe ruajti rezultatin deri në fund të 90 minutave.

TRAJNERI MË I DOBËT: SHPËTIM DURO

Flamurtari ka vuajtur në shtëpi, edhe pse përballë kishte një skuadër të lehtë në letër, siç ishte Luftëtari, por që në fushën e lojës nuk ka rezultuar kështu.

Kuqezinjtë e Duros janë dorëzuar para publikut të tyre dhe kanë shpërdoruar mundësinë që të siguronin një trepikësh dhe të mbanin të vetëm vendin e dytë në klasifikim. Pas kësaj humbjeje Flamurtari është në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Kukësin e vendit të dytë.

Related posts

E BUJSHME/ “Çmendet” klubi anglez, gati 100 milion euro për transferuar talentin e Dortmund…

Delo.autor

Uruguai eleminon Portugalinë/ Cavani çon Ronaldon me pushime (VIDEO)

Isa.Autor

PRITET PREZANTIMI/ Barcelona zyrtarizon blerjen e re nga Manchester City, i vendos klauzolën stratosferike

Delo.autor

Leave a Comment