Futboll

Ekuilibri në Seria A: Kampionat unik në 5 ligat më të mira në Europë

Fitorja e Napolit ndaj Genoa, pas barazimit mes Juventusit dhe SPAL, e ka lënë Seria A më të ekuilibruarën sa i takon çështjes së titullit, ndër pesë ligat më të forta europiane. Kampionati italian është i vetmi, që ende e sheh luftën të hapur për titullin.

Kjo betejë vijon të zhvillohet midis ekipit të Allegrit dhe ekipit të Sarrit. Juventusi dhe Napoli kryesojnë kampionatin e Seria A me dy pikë të distancuar nga njëri-tjetri, teksa do të jetë përplasja e drejtpërdrejtë, që duhet të zhvillohet më 22 prill, e cili ndoshta do të vendosë fituesin në mënyrë përfundimtare. Mjafton të shikoni tabelat e klasifikimit aktual të katër ligave të tjera të mëdha në Europë, për të kuptuar se në Itali po përjetojmë diçka unike këtë sezon.

Në Premier League, Manchester City e ka “vrarë” garën praktikisht, që nga ditët e para. Tani pikët e ndarjes me kushërinjtë e Manchester United janë 16. Nuk ka bërë më mirë La Liga spanjolle, e cila zakonisht përjeton çdo vit betejën e ngushtë mes Barcelonës dhe Real Madridit, por këtë herë ekipi i Valverde udhëheq renditjen me 11 pikë përpara Atletico Madrid.

Në Bundesliga është një normalitet, të paktën duke analizuar trendin e viteve të fundit. Bayern Munich këtë sezon, sidomos pas largimit të Ancelottit dhe ardhjes së Heynckes, e bëri “tokën e djegur” prapa tij, duke u shkëputur nga Schalke 04 me 17 pikë.

E njëjta gjë vlen edhe për Ligue 1 në Francë, ku PSG na ka mësuar tashmë me arratisje të këtij lloji. Në kampionat, ekipi i Unai Emery e ka zgjeruar distancën me 17 pikë në raport me vendin e dytë, i cili për momentin mbahet nga Monaco e Jardim.

Pa marrë parasysh se si shkon, duke pasur parasysh se Italia nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në Rusi, Seria A mund ta ngushëllojë veten me një kampionat tërësisht të hapur në çdo drejtim: lufta për titull, zona europiane dhe e Ligës së Kampionëve, deri te zona e nxehtë e mbijetesës.

Related posts

TRIUMFOJNË ME DYSHEN UZUNI-ÇOKAJ/ Lokomotiva i falet shqiptarëve dhe kap gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë (VIDEO)

Delo.autor

Shpërthen Zanetti/ Nëse Argjentina dështon ky do të jetë fajtori kryesor

Sadik.Autor

DHURUAN SPEKTAKËL NË BOTËROR/ Shqiponja SHQIPTARE bëhet pjesë e…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment