Futboll

Përgjigja e fëmijës tifoz me Atletico bën xhiron e botës…

Përgjigja një fëmije, tifoz i Atletico Madrid, gjatë një provimi, është kthyer në një “fenomen” në rrjetet sociale. Pasioni i tij për ngjyrat e skuadrës së stërvitur nga Diego Pablo Simeone, është vënë në dyshim serioz gjatë një pyetjeje në provim.

Nxënësi në fillore, duhet t’i përgjigjej një pyetje në lidhje bashkimin e fjalëve të veçanta në pjesë të përbëra. Në pyetjen e dytë, fjala “e kuqe” do të bashkohej me fjalën “e bardhë”. Përgjigjja e saktë ishte “bardhëkuqe”, por nxënësi u përgjigj “Atletico”. Mësuesja, gjatë korrigjimit të provimit, mbeti e befasuar nga përgjigja e fëmijës dhe e postoi në rrjetet sociale, suksesi ishte i menjëhershëm.

View image on Twitter
 Atletico Madrid vjen nga dy fitore radhazi me rezultatin 3-0, ndaj Lokomotiv Moskës, në 1/8-t e finaleve të Europa League dhe ndaj Celta Vigo në La Liga.
Në kampionat, skuadra e Simeone është në vendin e dytë, tetë pikë larg Barcelonës kryesuese, por përpara rivalëve historik të Real Madrid.
Në Europë, “Los Colchoneros”, pasi dolën në vendin e tretë në grupin e Champions League, vazhduan më tej në Europa League ku janë një hap larg arritjes në çerekfinale dhe mundësisë për të fituar këtë trofe për herë të tretë në tetë vitet e fundit.

Related posts

PAGESA E ME KËSTE PËR MAROKENËT/ Dënimi nga FIFA, zbardhet plani i Tiranës për zhbllokimin e merkatos

Delo.autor

LARGIMI I SARRIT NGA “BLUTË E LONDRËS”/ Ja shifrat minimale që ka paguar Juventusi

Delo.autor

KRITIKON ASHPËR “PLESHTIN” PAS DISFATËS/ Ish-portieri i Kolumbisë “sulmon”: Messi duhej t’i motivonte të tjerët…

Delo.autor

Leave a Comment