Futboll

Enis Gavazaj dhe Kristal Abazaj: Erdhi momenti të tregojmë veten në kombëtare

Sot ka qenë radha e dy debutuesve të Superiores në kombëtare, për të dalë në konferencën e shtypit nga Durrësi, ku janë grumbulluar dhe po stërviten kuqezinjtë për miqësoren me Norvegjinë. Fjala është për dy lojtarë të kampionatit shqiptar, Enis Gavazaj dhe Kristal Abazaj. Mes të tjerash, ata kanë nënvizuar.

Gavazaj – “Kishim emocione, sepse ishte grumbullimi i parë në kombëtaren A. Një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte një dhuratë e bukur, kjo është arritja më e madhe e imja. Duhet të japim maksimumin dhe të jemi sa më afër ekipit, duhet të bëjmë punën tonë.

Trajneri vendos nëse do të luajmë apo jo. Atmosfera është shumë e mirë, kam disa shokë nga e kaluara me ekipin Shpresa këtu. Kjo ftesë duhet shfrytëzuar maksimalisht. Ne duhet të tregojmë veten në kombëtare, pastaj të shohim nëse do të transferohemi në ndonjë kampionat më të rëndësishëm. Edhe te Skënderbeu do të jemi mirë”.

Abazaj –  “Unë kam qenë pjesë e Shpresave dhe e prisja ftesën, por kur e morëm vesh që erdhi për kombëtaren A, ishte një ndjenjë e papërshkueshme. Ndihem shumë i vlerësuar. Konkurrenca bën mirë në çdo skuadër, të impenjon.

E rëndësishme është që jemi këtu. Lojtarët që luajnë jashtë Shqipërisë ndoshta kanë një ritëm më të lartë, por s’mund të them se kanë ndonjë avantazh tjetër. Nuk kemi biseduar me trajnerin, por e dimë se çfarë kërkon Panucci. Seanca e parë ishte më shumë për t’u njohur me ekipin. Ne u munduam të jepnim 100%. U-21 ndryshon shumë nga kombëtaraj A.

Atje është më e thjeshtë përshtatja, ndërsa këtu duhet më shumë kohë dhe mbështetje nga lojtarët me më shumë eksperiencë. Andi, Etriti, Mërgimi na kanë ndihmuar shumë që të përshtatemi. Luajmë apo jo, ky vendim i përket trajnerit. Po të punosh, i ke dyert e hapura në kombëtare”.

Related posts

SONDAZHI NË FRANCË/ Neymar ka pësuar një dëmtim serioz, ja kush është fajtori kryesor…

Delo.autor

TIRANA-DINAMO/ Shehi dhe Shkëmbi ndryshojnë skemat, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË/ FSHF befason me kërkesën: Të marrim shembull Francën, tifozët…

Delo.autor

Leave a Comment