Futboll

Drogba: Neymar i ka të gjitha cilësit të fitojë Topin e Artë me PSG-në

Neymari i posedon të gjitha cilësitë për ta fituar Topin e Artë në Paris, ka thënë legjenda e Chelseat, Didier Drogba.

Braziliani 26-vjeçar e ka kaluar më pak se një sezon me Paris Saint-Germain që prej transferimit nga Barcelona për një shumë rekord botëror prej 222 milionë euro.

Ai, megjithatë, është lidhur ngushtë me një kthim të papritur në Spanjë, te Real Madridi që është i gatshëm të bëjë atë “Galacticon” më të fundit.

Drogba beson se Neymar i ka të gjitha ambiciet në kryeqytetin francez dhe nuk ka nevojë ta ndërrojë skuadër.

I pyetur nga Le Parisien nëse Neymar mund të lulëzojë në Ligë 1, ish-sulmuesi i Marseille dhe Chelseat ka thënë: “Mendoj se po. Ai është mik i mirë. Prezenca e tij i sjell shumë PSG-së”.

“Ai i ka cilësitë për ta fituar Topin e Artë në Paris, përkushtimi s’i mungon”, shtoi ai.

Related posts

KRIZA E BARCELONËS/ Zidane: Ata do të luftojnë deri në fund. Nuk më intereson…

Delo.autor

Miranda: Jam ndër mbrojtësit më të fortë në botë, por inspirohem nga dy sulmues

F.autor

NUK DINË TË NDALEN/ Kampionët e Europës mposht me “POKER” Schalken dhe shkëputen në krye

Delo.autor

Leave a Comment