Futboll

Ernest Gjoka: Luajmë ndeshje vendimtare, për Malotën nuk di gjë

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka ka vlerësuar si tejet të rëndësishme fitoren me Skënderbeun, ndërsa theksoi se ky ishte një 3-pikësh i merituar për shkodranët.

Një fitore me mjaft vlerë, por edhe me lojë për t’u vlerësuar…
Është e vërtetë që sot interpretuam mjaft mirë takimin, duke pasur parasysh edhe situatën në të cilën ndodhemi, ku kemi nevojë emergjente për të marrë pikë. Skënderbeu dihet tashmë kush është dhe nuk është aspak e lehtë të fitosh ndaj tyre, por ne ia dolëm me shumë sakrificë, të marrim këtë 3-pikësh me shumë vlera.

Ribaj shënoi dy gola, por edhe Çinari e Lika punuan mjaft mirë sot…
Është e vërtetë që jo vetëm këta të 3, por të gjithë futbollistët sot bënë një ndeshje mjaft të mirë dhe interpretuan në mënyrë perfekte takimin.

Çfarë po bëhet me Malotën?
Është një çështje, për të cilën nuk di çfarë të them, pasi nuk kam asnjë informacion.

A ka qetësi te Vllaznia, pas kësaj fitoreje?
Ne nuk kemi qetësi, deri në javën e fundit. Edhe sot fituam ne, por fitoi edhe kundërshtari poshtë nesh dhe diferenca është vetëm një pikë, ndaj nuk do të kemi qetësi, derisa të shpëtojmë matematikisht.

Pse nuk vijnë tifozët në stadium?
Në fakt numri i tifozëve ka ardhur në rritje, por sot mendoj se edhe orari ishte i papërshtatshëm. Të luash në këtë orë, nën një diell të fortë, më duket e papërshtatëshme, ndaj duhen rishikuar oraret.

Related posts

NEYMAR SHËNON SUPERGOL/ Braziliani feston si i ÇMENDUR dhe kopjon RONALDON (VIDEO)

Isa.Autor

XHAKA autoritar edhe tek Bazeli, shoku i skuadrës bën “SHQIPONJËN” për të (FOTO)

Isa.Autor

TREGOJNË REFLEKSET E TYRE/ De Gea dhe Romero çmendin internetin me pritjen e dyfishtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment