Formula 1

As Ferrari, as Mercedes, ja rekordi historik që vendosi Renault në Australi

Gara e Çmimit të madh të Australisë në Formula 1 vendosi një rekord që nuk ishte arritur kurrë më parë në sportin e automobilizmit. Në zonën e pikëve u renditën të gjitha makinat që përdorin motorin Renault, plot 6 të tilla.

Kështu, përveç vendit të 7-të që zuri Niko Hulkenberg dhe vendit të 10-të të Carlos Sainz, që pilotojnë makinën franceze Renault, në zonën e pikëve hynë edhe 4 makina të tjerë që përdorin këtë motor. Bëhet fjalë për dy makinat Red Bull dhe dy makinat McLaren që përdorin motorin francez.

Ky është një rezultat fantastik për ne, pasi tregon se kemi një motor të mirë, të besueshëm dhe të shpejtë. Në këtë garë të Australisë, pika jonë e fortë ishte pikërisht besueshmëria, pasi si makina jonë Renault, por edhe dy makinat e tjera që përdorin motorin tonë, nuk kishin probleme. Ky është një lajm i mirë për ne, që na inkurajon këtë sezon dhe që na tregon se jemi në rrugën e duhur. Shpresojmë që këtë trend të kemi edhe në garat e ardhshme”, u shprehën drejtuesit e makinës franceze.

Related posts

FORMULA 1/ Vettel apo Leclerc? Ferrari merr vendimin për pilotin favorit

Delo.autor

KURA E VEÇANTË/ Mjeku i Schumacherit jep detaje nga mjekimi

F.autor

FORMULA 1/ Versttapen: Xhiro e fundit ishte një makth, më zuri ngërçi në këmbë kur i jepja makinës

Delo.autor

Leave a Comment