Futboll Kategoria Superiore Sport

U ZYRTARIZUA TEK “VERILINDORËT”/ Flet mesfushori Gavazaj: Ja pse firmosa me Kukësin

Pas një aventure të dështuar në Rusi te skuadra Jenisei, e më pas në Bjellorusi te Dinamo Minsk, Enis Gavazaj është kthyer në kampionatin shqiptar, por jo te Skënderbeu. Mesfushori nuk zgjodhi ta vazhdonte karrierën aty ku fitoi gjithçka, por firmosi me Kukësin.

Ai ka dhënë edhe arsyet pse vendosi të rikthehet në Shqipëri. Gavazaj pret që me aktivizimin te Kukësi të bindë trajnerin e Kombëtares, Edi Reja, për të riveshur fanellën kuqezi. Ai tregon edhe synimet e tij me skuadrën kuksiane. “Pas një aventure jo aq të mirë në Rusi, vendosa që të kthehem në Shqipëri për një arsye, ta ndihmoj ekipin tim të ri, Kukësin dhe gjithashtu edhe veten për t’u rikthyer në formën time më të mirë”, theksoi Gavazaj, i cili në Kosovë njihet si nga të paktët që nga Prishtina arriti të kalojë në Belgjikë te skuadra e madhe, Genk.

“Tani do të fillojmë me përgatitjet në mënyrë që të arrijmë sa më mirë formën fizike. Mendoj se ekipi ka lojtarë cilësorë dhe pa dyshim do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Sa i përket Kombëtares, është çështja sesi do të paraqitem në ekipin e ri. Besoj se me lojëra të mira do të bie në sy edhe të trajnerit të ri të Shqipërisë”, ka përfunduar mesfushori prizrenas.

Related posts

MARRIN FUND POLEMIKAT/ Sulmuesi i Partizanit vendos për të ardhmen. Ja ku do të luajë…

Delo.autor

NGA ADRIEN RABIOT TEK BALOTELLI/ Ja lista me lojtarët që largohen pa kosto këtë verë

Delo.autor

Panucci bënë zvendësimin e parë. Del Ramadani në lojë hyn Qaka

Sadik.Autor

Leave a Comment