Futboll

Ernesto Valverde: “Nuk ka formulë sekrete për të mundur Chelsea”

Në vigjilje të takimit të dytë të të tetave të Champions League, trajneri i Barcelonës, Valverde duhet të shuajë ende dyshimet në lidhje me Iniesta.

“Të hënën u stërvit pa probleme, të shohim si do të shkojë sot. Është një ndeshje e rëndësishme, për t’u kualifikuar ose eliminuar. Por është edhe një ndeshje në të cilën duhet të jesh në 100% të formës optimale.

Është e qartë se kur ekziston një ndeshje për të cilën nuk ka më kthim mbrapa, futbollistët janë të ndërgjegjshëm për rrezikun. Duhet vlerësuar risku”, sqaroi trajneri i Barcelonës, që me siguri mund të besojë te Messi.

Imazh i ngjashëm

“Chelsea është një skuadër që mund të të dëmtojë në çdo moment dhe që mund të variojë në lojën e saj në bazë të rezultateve. Janë në gjëndje të ofrojnë zgjidhje të ndryshme, si shtimi i presionit të lartë, gjë e aplikuar edhe në Londër.

\Në mbrojtje janë shumë të fortë dhe kanë cilësi të larta individuale. Nuk ekziston një formulë sekrete për të mundur skuadra të tilla”, deklaroi Valverde

Related posts

“DUHET TË JESH GATI”/ Katër gola për të shkruar historinë, Lewandowski zbulon sekretin e tij

Delo.autor

ZYRTARE/ Evertoni godet në merkato, transferon edhe mbrojtësin e Barcelonës

Isa.Autor

Media italiane: Skënderbeu me një dore te titulli, por në Champions luan Kukësi

Sadik.Autor

Leave a Comment