Futboll Seria A Sport

INTERI e la jashtë CHAMPIONSIT/ STRAKOSHA mes “dashurisë” dhe “urrejtjes” për zikaltërit

Lazio përballet nesër me Interin në kuadër të javës së 10-të të kampionatit italian. Kjo është një përballje e veçantë jo vetëm për bardhekaltërit, por dhe për portierin Thomas Strakosha. Gardiani kuqezi pritet të jetë nesër titullar në “Olimpico” për t’u hakmarrë për turpërimin në fund të sezonit të kaluar nga zikaltërit, të cilët u anuluan fluturimin për në Champions League.

Megjithatë, Interi nuk shihet si armiku më i madh i momentit të shqiptarit. Prej kohësh, Strakosha flitet se do të jetë pasuesi i veteranit slloven të portës së Interit Samir Handanovic, i cili është në përfundim të shërbimit të tij me Interin duke patur parasysh moshën e madhe që ka.

Prandaj Strakosha nesër do të ketë një përballje emocionesh të ndërlikuara ndaj Interit, pasi të dyja ekipet ndahen vetëm me një pikë diferencë në tabelën e Serisë A (Interi në vendin e tretë me 19 pikë, kurse Lacio në vendin e katërt me 18 pikë).

Related posts

E ardhmja e Hysaj në dyshim, gjithçka varet nga Sarri

Q.Autor

GATTUSO PËR NDESHJEN E RADHËS/ Nuk ka më justifikime për Milanin

Isa.Autor

Kengëtarja shqiptare gati të “tundë” Rusinë, bukuroshja në sytë e miliona futbolldashësve (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment