Futboll

Është për të ardhur keq që Mourinho është trajneri i Rashford

Frank de Boer beson se Jose Mourinho është trajneri i gabuar për yllin e ri të Manchester United, Marcus Rashford. Sulmuesi 20-vjeçar shënoi dy gola në fitoren 2-1 të marrë nga United kundër Liverpool në “Old Trafford” të shtunën.

Ajo kundër Liverpool ka qenë e para si titullar për Rashford në këtë sezon të Premier League. Ai ka realizuar pesë gola në 11 ndeshje të luajtura në kampionat në sezonin e debutimit në 2015-16 dhe ka realizuar të njëjtin numër golash në sezonin pasues, por në 32 ndeshje.

Në këtë sezon, lojtari i kombëtares angleze ka shënuar gjashtë gola në kampionat, por është aktivizuar më shumë nga stoli. Për më tepër, blerja e Romelu Lukaku e ka kthyer atë në një sulmues krahu në pjesën më të madhe të rasteve dhe De Boer nuk beson se Mourinho ka durimin e duhur për t’i dhënë Rashford-it hapësirën e nevojshme për t’u zhvilluar.

“Është për të ardhur keq që Mourinho është trajneri i tij sepse ai është një futbollist anglez dhe ka nevojë për kohë”, ka thënë ish-trajneri i Ajax dhe Inter, De Boer. “Ai mund të bëjë gabime, por Mourinho nuk është i durueshëm dhe të ul në stol nëse nuk luan mirë një ose dy ndeshje. Rashford është shumë i ri, ka nevojë të luajë”.

Related posts

“PLAS” TE LACIO/ Lotito i zhgënjyer me Inzagin. Presidenti i vendos ultimatum trajnerit

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Goli i parë i sulmuesit Muçi në kampionatin polak është spektakolar (VIDEO)

Delo.autor

CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË/ Shpallet portieri më i mirë për 2019 “Gardiani…

Delo.autor

Leave a Comment