Futboll Sport

AKORDI ÇËSHTJE ORËSH/ Gjiganti europian transferon yllin e Napolit (DETAJET)

Fabian Ruiz është shumë pranë transferimit te skuadra e PSG-së!

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, ditën e nesërme do të jetë vendimtarja për të mbyllur me sukses marrëveshjen mes dy klubeve me mesfushorin spanjoll që do të udhëtojë me destinacion kryeqytetin francez të martën për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur “të zezën në të bardhë” me ekipin e tij të ri.

PSG do të derdhë në arkat e Napolit, 25 milionë euro dhe thuhet se në këtë marrëveshje mund të përfshihet dhe portieri i parizienëve, Kejlor Navas.

PSG mposht kështu konkurrencën e Realit të Madridit që prej kohësh ka qenë në gjurmët e mesfushorit 26-vjeçar.

Në këtë sezon me napoletanët, spanjolli nuk është aktivizuar në asnjë minutë, teksa në sezonin e kaluar në Serinë A ka luajtur në 32 sfida duke shënuar 7 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 4 asiste për shokët e skuadrës.

Përveç Napolit, Fabian Ruiz ka mbajtur veshur edhe fanellat e Elçes dhe Betisit në Spanjë.

Related posts

U KËRCËNUAN FAMILJARISHT/ Emery vendos të ardhmen e dyshes së Arsenal

Delo.autor

Panucci: Lojtarët nuk kishin gjendje fizike, e pamundur të punohej

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ KUKËSIT/ Shkëmbi: Ishim thuajse perfekt, e humbëm ndeshjen në vetëm 10 sekonda

Delo.autor

Leave a Comment