Futboll

FA Cup/ Chelsea mposht Leicester pas shtesës dhe kalon në gjysmëfinale

Chelsea ka mposhtur Leicester City me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e FA Cup. Shorti do të vendosë se kush do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Bluve. Ndeshja nisi mirë dhe lufta zhvillohej në mesin e fushës. Skuadrat në minutat e para studiojnë njëra-tjetrën dhe nuk mendojnë për të rrezikuar portën kundërshtare.

 Si pasojë rasti i parë për të shënuar erdhi rreth gjysmë ore pasi kishte rënë bilbili për startin e sfidës por goditja e Morata-s nuk është e saktë dhe kapet nga Schmeichel. Por në minutën e 42’ qendërsulmuesi nuk gabon duke shënuar golin e parë për vitin 2018. Pas një aksioni fantastik të Willian i cili ka vërtetuar edhe njëherës e është lojtari më i mirë i Bluve për momentin, Morata merr topin brenda zonës dhe godet me zgjuarsi në diagonalen e tij duke zhbllokuar rezultatin.

Leicester nuk i humbet shpresat dhe mundohet të rikthehet në lojë por duhej pritur minuta e 76’ që të barazohej rezultati me meritë për vendasit. Ishte pikërisht Jamie Vardy ai që përfiton nga një rrëmujë në zonë për zë barazuar.

 Ndeshja shkoi në shtesë dhe aty ishte Chelsea më mirë dhe zëvendësimet e bëra nga Conte u treguan të sakta teksa Pedro kaloi për të dytën herë në avantazh në minutën e 15’ të kohës shtesë. Leicester hidhet në sulm për të rikthyer barazimin me të gjitha forcat por Chelsea ia doli mbanë të ruante rezultatin dhe shkon në gjysmëfinale.

 

Related posts

Manchester United kontakton me menaxherin e Lewandowskit

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ MILAN NË DERBI/ Lukaku lider i Inter, shikoni rekordin e ri të vendosur nga bomberi belg…

Delo.autor

Brighton-C. Palace do të jetë një ndeshje historike për futbollin anglez

Q.Autor

Leave a Comment