Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Koha e verdikteve: Finalet, kush ngjitet e kush zbret një ligë më poshtë

Nations League është futur tashmë në periudhën e saj më interesante, sepse po luhen ndeshjet e fundit dhe po përcaktohen finalistët e qershorit të ardhshëm, ashtu si skuadrat që ngjiten një ligë më lart, apo zbresin më poshtë.

Për ata që ende nuk i kanë të qarta rregullat:

– Fituesit e grupeve në Ligën A shkojnë në finalet e Nations League, në qershor 2019.

– Fituesit e grupeve në Ligat B, C dhe D ngjiten në Ligën A.

– Skuadrat e fundit në çdo grup në Ligat A dhe B zbresin një ligë më poshtë.

– Skuadrat e fundit në grupet e Ligës C, si dhe e treta me më pak pikë zbresin në Ligën D. Për renditjen e vendeve të treta nuk llogariten pikët e marra kundër vendeve të fundit në grup.

– Renditja finale në Nations League do të vendosë edhe vazot e shortit për kualifikueset e Euro 2020.

Ja për çfarë luhet në ndeshjet e kësaj fundjave deri mesjavën e ardhshme.

LIGA A

Kualifikuar për finalet e Nations League – Ende asnjë

Të rëna nga Liga A: Islanda, Polonia, Gjermania, edhe një kombëtare e pacaktuar ende.

Kombëtaret që janë koka serie në shortin e kualifikueseve për Euro 2020: Belgjika, Franca, Italia, Portugalia, Spanja, Zvicra, 4 kombëtare ende të pacaktuara.

Kombëtaret që shkojnë në vazon 2 në shortin e kualifikueseve për Euro 2020: Islanda, një kombëtare ende e pacaktuar.

Grupi 1

Franca do ta fitojë grupin vetëm nëse Holanda humbet në Gjermani.

Holanda fiton grupin nëse nuk humbet të hënën në Gjermani.

Gjermania ka rënë nga Liga A, por ndoshta i duhet fitorja për të qenë kokë serie në shortin e kualifikueseve të Euro 2020.

Grupi 2

Belgjika ka nevojë për një pikë të dielën në Zvicër për të fituar grupin, ose të mundet 3-2, 4-3 e me radhë.

Zvicra duhet të fitojë 1-0, 2-1 ose me 2 gola diferencë për të fituar grupin.

Islanda ka rënë nga Liga A.

Grupi 3

Portugalia ka nevojë për një barazim në Itali, për të shkuar në finale. Nëse humbet sot në Milano, i duhet fitorja ndaj Polonisë të martën në shtëpi. Fituesi i grupit 3 do të presë finalet e Nations League në qershor.

Italia duhet të fitojë në shtëpi ndaj Portugalisë dhe të shpresojë më pas që Portugalia të mundet nga Polonia. Nëse Italia fiton me dy gola diferencë sot, Portugalia del e dyta nëse nuk fiton ndaj Polonisë.

Polonia ka zbritur në Ligën B.

Grupi 4

Spanja del e para vetëm nëse Angli-Kroaci del barazim të dielën.

Anglia ose Kroacia fitojnë grupin nëse marrin 3 pikë në takimin direkt. Nëse sfida mbaron në barazim me gola, ose fiton Kroacia, Anglia zbret në Ligën B.

Nëse barazon pa gola në Angli, ose humbet, Kroacia bie në Ligën B.

LIGA B

Ngjiten në Ligën A (dhe sigurojnë të paktën një vend në play-off për Euro 2020): Bosnje-Hercegovina, Ukraina, Danimarka, një kombëtare ende e pacaktuar.

Zbresin në Ligën C: Irlanda e Veriut, Republika e Irlandës, dy kombëtare ende të pacaktuara.

Kombëtaret që shkojnë në vazon 2 në shortin e kualifikueseve për Euro 2020: Austria, Bosnje-Hercegovina, Russia, Ukraina, Uellsi, 3 kombëtare ende të pacaktuara

Kombëtaret që shkojnë në vazon 3 në shortin e kualifikueseve për Euro 2020: Irlanda e Veriut, Irlanda, 2 kombëtare ende të pacaktuara

Grupi 1

Ukraina është ngjitur në Ligën A, Republika Çeke me një pikë shmang rënien nga Liga B dhe siguron vazon 2 në shortin e kualifikueseve të Euro 2020, Sllovakia është e detyruar të fitojë në Çeki, për të shmangur rënien dhe për të siguruar vazon 3 të shortit.

Grupi 2

Rusia fiton grupin nëse Suedia nuk mund Turqinë. Nëse Suedia mund Turqinë, Rusisë i duhet një pikë ndaj Suedisë të martën.

Turqia nuk e fiton dot grupin dhe do të bjerë nga Liga B nëse humbet ndaj Suedisë. Kjo e fundit me 2 fitore fiton grupin.

Grupi 3

Bosnje-Hercegovina e ka fituar grupin, Irlanda e Veriut ka rënë nga Liga B.

Grupi 4

Danimarka e ka fituar grupin dhe Irlanda ka rënë nga Liga B.

LIGA C

Ngjiten në Ligën B (dhe sigurojnë të paktën një vend në play-off për Euro 2020): Finlanda, 3 kombëtare ende të pacaktuara

Zbresin në Ligën C: Estonia, Sllovenia, Sllovakia, një kombëtare ende e pacaktuar.

Kombëtaret që shkojnë në vazon 3 në shortin e kualifikueseve për Euro 2020: Finlanda, 5 kombëtare të pacaktuara

Kombëtaret që shkojnë në vazon 4 në shortin e kualifikueseve për Euro 2020: Lituania, Sllovenia, Estonia, Qiproja, 4 kombëtare të pacaktuara

Grupi 1

Skocia është e detyruar të marrë të paktën 3 pikë në dy ndeshjet e radhës, por me kusht që të mundë Izraelin, për të fituar grupin 1. Nëse barazon në Shqipëri, Skocia kualifikohet me çdo fitore ndaj Izraelit. Nëse humbet në Shqipëri, Skocia duhet të fitojë me rezultat sa më të pastër ndaj Uellsit, sepse në atë mënyrë grupi do vendoset nga golaverazhi, kush ka shënuar më shumë, apo kush ka shënuar më shumë në transfertë.

Izraeli fiton grupin nëse nuk mundet në Skoci. Nëse Skocia mundet në Shqipëri, atëherë fitorja skoceze ndaj Izraelit fut në lojë golaverazhin.

Shqipëria ka vetëm një mundësi fare të vogël për kualifikim, që është fitorja me të paktën 4 gola diferencë dhe më pas fitorja e ngushtë e Skocisë ndaj Izraelit. Nëse Shqipëria nuk fiton sot, del e fundit në grup dhe duhet të lutet që të ndonjë skuadër e tretë në grupet e tjera të Ligës B të ketë më pak pikë.

Grupi 2

Finlanda është ngjitur në Ligën B dhe siguron të paktën një vend në play-off për në Euro 2020, ndërsa Estonia ka zbritur në Ligën C.

Grupi 3

Norvegjia është e para në grup vetëm se ka shënuar një gol më shumë se Bullgaria. Për këtë arsye, nëse të hënën fitojnë të dyja, vendos golaverazhi, os edhe fitoret jashtë fushe, golat jashtë fushe dhe numri i kartonëve.

Sllovenia ka rënë nga Liga C, Qipro duhet të fitojë kundër Norvegjisë për të mos zbritur në Ligën D.

Grupi 4

Serbia dhe Mali i Zi ndahen nga vetëm një pikë dhe sot luhet takimi direkt në Beograd. Nëse Serbia fiton, më pas pret Lituaninë dhe me shumë gjasa fiton grupin. Nëse në Beograd ka barazim, mund të përfitojë Rumania, që luan ndaj Lituanisë dhe më pas ndaj Malit të Zi. Në këtë rast, me 6 pikë, Rumania fiton grupin. Lituania është praktikisht e rënë, sepse i duhen dy fitore dhe gjithsesi mund të mos mjaftojnë, sepse i duhet të fitojë me 2 gola diferencë me Rumaninë dhe kjo e fundit të humbasë edhe në Malin e Zi.

LIGA D

Ngjiten në Ligën B (dhe sigurojnë të paktën një vend në play-off për Euro 2020): Gjeorgjia, 4 kombëtare ende të pacaktuara

Kombëtaret që shkojnë në vazon 4 në shortin e kualifikueseve për Euro 2020: 1 kombëtare ende e pacaktuar

Kombëtaret që shkojnë në vazon 5 në shortin e kualifikueseve për Euro 2020: Luksemburg, Armeni, Moldavi, 7 kombëtare ende të pacaktuara

Kombëtaret që shkojnë në vazon 6 në shortin e kualifikueseve për Euro 2020: San Marino, 4 kombëtare ende të pacaktuara

Grupi 1

Gjeorgjia është kualifikuar para kohe dhe që tani ka të garantuar të paktën një vend në playoff për Euro 2020.

Grupi 2

Bjellorusisë i duhet një pikë në San Marino të dielën, për të avancuar më tej si fituese e grupit. Nëse humbet, i duhet që sfida Moldavi-Luksemburg të mbyllet në barazim.

Grupi 3

Kosova kryeson dhe kualifikohet nëse fiton sot në Maltë, me kusht që Azerbajxhani të mos fitojë ndaj Ishujve Faroe. Kosova pret Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit dhe nëse të dyja fitojnë sot, Kosova me një barazim javën e ardhshme fiton grupin. Ishujt Faroe kanë vetëm shanse matematike mjaft të vogla për të fituar grupin.

Grupi 4

Maqedonia ka nevojë vetëm për një pikë në shtëpi ndaj Gjibraltarit për të fituar grupin.

Related posts

PRAPASKENA/ Rrëfehet Rooney: Ndihesha i turpëruar, ajo kupë…

Isa.Autor

Ndërtimi i Milanit të madh, gati oferta për sulmuesin që po shkëlqen në Francë

Q.Autor

Messi apo Neymar? Ja si përgjigjet Coutinho

Q.Autor

Leave a Comment