Futboll

Filipe Luis mund ta humbet Botërorin në Rusi

Mbrojtësi brazilian Filipe Luis mund të humbet Botërorin pasi që ka pësuar një frakturë gjatë fitores së Atletico Madridit kundër Lokomotivës së Moskës në Europa Ligë.

Mjekët e ekipit ende nuk kanë dhënë ndonjë kohë se sa do të jetë jashtë fushave të gjelbëra Luis.

Por, mbrojtësi brazilian, i cili ka luajtur për Brazil 31 herë që nga debutimi i tij në këtë Kombëtare më 2009, mund të mos jetë në Botëror, që mbahet sivjet në Rusi.

Brazili, aventurën në Botëror e fillon kundër Zvicrës më 17 qershor.

Ky lëndim mund ta lërë jashtë Botërorit mbrojtësin e majtë Filipe Luis pasi që thuhet se ai ka pasuar frakturë në këmbë, që mund ta lërë jashtë fushave deri në fillim të sezonit të ardhshëm në La Liga.

Related posts

E BUJSHME/ E zbulon presidenti i Palermos: DYBALA do të shkojë në Spanjë tek…

Isa.Autor

NUK KA DEBUTUAR ENDE ME LAÇIN/ Mesfushori Kodra: Më solli kushëriri në Shqipëri, u trondita kur pashë…

Delo.autor

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Klubi i njohur do të shkarkojë 62 vartës, ja shifrra që kursen

Delo.autor

Leave a Comment