Futboll Sport

FORMACIONET ZYRTARE/ Kosova me sulm “të frikshëm”, kërkohet vetëm fitorja

Do të luhen sot 8 takimet e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku padyshim vëmendja është te sfida e Ligës A mes Portugalisë dhe Italisë. Skuadra luzitane do të bëjë debutimin në këtë kompeticion të ri, ndërkohë që Italia është në kërkim të fitores, pas barazimit në shtëpi ndaj Polonisë.

Sfidë interesantë dhe ajo e Ligës B mes Suedisë dhe Turqisë. Skuadra e trajnerit Luçesku u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Rusia, ndërkohë që për Suedinë kjo do të jetë përballja e parë.

Për sa i përket Ligës C dhe D, këto 2 Liga, rezervojnë nga 3 takime. Shqipëria e Panuçi beson te surpriza në transfertë ndaj Skocisë, ndërkohë që Serbia dhe Mali i Zi e kanë të “ndaluar” të humbasin në shtëpi.

Pas barazimit me Azerbajxhanin në transfertë, Kosova do të luajë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve. Për takimin në Prishtinë ndaj Ishujve Faroe, trajneri Shaland ka vendosur të hedhë nga minuta e parë Rashicën, Avdiaj, e Zenelin, në mbështetje të Nuhiut. Një sulm vërtetë cilësor ky për “dardanët”, që do kërkojnë vetëm fitoren ndeshjen e sotme.

20:45 | Kosova-Ishujt Faroe

Kosova: Ujkani, Aliti, Shala, Kryeziu, Rashica, Avdiaj, Zeneli, Rrahmani, Vojvoda, Kololli, Nuhiu. Trajner: Bernard Shaland

Ishujt Faroe: Nielsen, Davidsen, Gregersen, Nattestad, Hansson, Bartalsstovu, Hendriksson, Sørensen, Edmundsson, Joensen, Vatnhamar.

Capture1

20:45 | Portugali-Itali

Portugalia: Rui Patricio, Kanselo, Pepe, Ruben Dias, Bruma, Andre Silva, Bernardo Silva, Ruben Neves, Karvaljo, Mario Rui, Pici.

Italia: Donaruma, Krishito, Zhorzhinjo, Romanjoli, Zaza, Bonaventura, Kaldara, Kieza, Lazari, Imobile, Kristante.

 

Capture2

Related posts

Kanosja me thikë e trajnerit Migen Memelli, reagon KF Tirana: Do marrim masa

Sadik.Autor

Rikthehet baraspesha në Laç, Rezhinaldo ndëshkon Skënderbeun (Video)

Sadik.Autor

MANCHESTER DYFISHON SHIFRAT/ Shënon një gol të çmendur Rashford (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment