Futboll

Fino apelon në CAS-in e FIFA-s zgjedhjen e Dukës në FSHF

Bashkim Fino, garues në votimin e fundit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, që rikonfirmoi Armand Dukën për mandatin e pestë, e ka apeluar në CAS-in e Lozanës zgjedhjen e këtij të fundit.
Lajmi konfirmohet për Report Tv nga vetë deputeti socialist.

Fino ka kërkuar pavlefshmëri absolute për zgjedhjen e Dukës në Kolegjin e Arbitrazhit Sportiv të FIFA-s.

Më herët Fino e kishte akuzuar Dukën se kishte përdorur disa shoqata fantazëm për rizgjedhjen e tij.

Për një rast të ngjashëm, si shoqatat në fjalë në Shqipëri, presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, ish-futbollisti legjendar Davor Suker, është shkarkuar nga detyra.

 

Related posts

Dështon sistemi VAR, në Itali mund ta heqin në sezonin e ardhshëm

Q.Autor

BOOM BOOM PIATEK/ Sulmuesi polak rikthehet tek goli pas 2 muajsh me fanellën e Hertha Berlin (VIDEO)

Delo.autor

FYEN GJYQTARËT NË DERBIN E TORINOS/ Merret vednimi për Nedved dhe Paratici, ja ndëshkimi për dy zyrtarët e lartë të Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment