Futboll

Firmino dëshiron skuadër angleze në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Liverpool është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Porton pas dy ndeshjeve, me rezultat të thellë 5:0
Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino dëshiron që në çerekfinale të përballen me një skuadër angleze.

Braziliani thotë se në të kaluarën kanë treguar se i kanë mposhtur top skuadrat angleze dhe mund ta bëjnë edhe në Ligën e Kampionëve.

“Po, ne do të donim të takoheshim me një skuadër angleze. Pse jo? Ne kemi treguar në sezonet e fundit se mund t’i mposhtim ekipet angleze”, tha fillimisht Firmino.

“Statistikat kundër tyre janë të mira. Ne kemi luajtur kundër top ekipeve angleze dhe kemi treguar se mund t’i mposhtim”.

Përveç Liverpoolit, tashmë në çerekfinale është edhe Manchester City, ndërsa javën tjetër Unitedi pret Sevillan, ndërsa Chelsean luan në udhëtim te Barcelona.

Related posts

14 GOLA NË 30 NDESHJE ME INTER/ Gjigantët e Premier League të “çmendur” për talentin 20-vjeçar…

Delo.autor

“MENDONIM SE RONALDO I FITONTE VETËM NDESHJET”/ Bonucci prek në “plagë

Delo.autor

Revolucion te Napoli, ja kush do të largohet pas këtij sezoni

Sadik.Autor

Leave a Comment