Pas 3 humbjeve radhazi Novara u rikthye te fitorja në Serinë B italiane duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt mbijtesës. Në stadiumin Silvio Piola skuadra e Domenico Di Carlos mposhti me përmbysje 2-1 Brescian në sfidën që mbylli javën e 30-të të Serie B.
Golit të avantazhit për miqtë që mbante firmën e Bisolit iu përgjigjën në fraksionin e dytë të lojës George Puscas rumuni që luan te Novara i huazuar nga Interi dhe Gianluca Sansone që në të 58-ën realizoi golin e fitores për vendasit.