Futboll Sport

Zbardhet fjalimi i Dukës para Kombëtares: Mos e ktheni kokën pas, luani me dinjitet

Në një takim të organizuar para miqësores me Ukrainën, presidenti Duka dhe trajneri Panuçi, kanë mbledhur ekipin në Francë, duke i kërkuar të harrojnë paraqitjen me Kosovën, dhe të shohin përpara.

“Nuk bëmë një paraqitje të mirë kundër Kosovës dhe kjo ndoshta ua bën pak më të vështirë ndeshjen me Ukrainën, por duhet të tregoni se dini të kapërceni edhe momente të vështira! me Ukrainën duhet të tregoni se dini të reflektoni. Mos e mbani mendjen më te Kosova. Gjatë stërvitjes ju kam parë të angazhuar dhe dëshiroj që atë impenjim t’a përktheni edhe gjatë ndeshjes me një paraqitje dinjitoze!

Ndeshjet fitohen dhe humben por të paktën duhet të rikthehemi të luajmë siç i ka hije Shqipërisë!

Një kërkesë kam: mos e ktheni kokën pas. Luani me dinjitet dhe dëshirë!

Kam besim tek ju”.

Related posts

NDODHET NË MAVROV PËR FAZËN PËRGATITORE/ Kukësi, sfida e këngës për të sapoardhurit (VIDEO)

Delo.autor

“PAS 5-10 MINUTASH, MESSI KRIOJN HARTËN NË MENDJE”/ Pep Guardiola sqaron si argjentinasi “lexon” lojën (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS KATAR 2022: Tre sfida për të ndjekur, zbresin në fushë Anglia dhe Holanda

F.autor

Leave a Comment