Futboll

Flamurtari-Kamza/ Nxehen gjakrat në Vlorë, Zguro goditet nga tifozët vlonjatë

Flamurtari e Kamza luajnë mes tyre sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Të dyja ekipet kërkojnë fitoren, duke parë objektivin Europë, për të cilin luftojnë të dyja.

Duro vjen pas tri humbjeve radhazi me vlonjatet e tij, ndërsa Ndreu ka deklaruar se në Vlorë shkon pa frikë për të kërkuar fitoren.

fla kamza

 

LIVE | Flamurtari-Kamza 0-0

40’ Plaku kroson nga një goditje dënimi në cep të zonës, por topi që shkon drejt portierit Sali, kontrollohet pa shumë probleme nga ai.

vlor

32’ Nxehen gjakrat në fushën e lojës. Zguro shtrihet në fushë, pasi goditet nga tifozët vlonjatë. Policia ndërkohë, largon edhe tifozin nga tribuna.

29’ Zhufo ndëshkohet me të verdhë, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Ymerajt.

racic

28’ GOOL Raçiç nuk fal nga pika e bardhë. Sulmuesi i Kamzës mposht Salin.

27’ Asisteni i Jorgjit vendos se ka një prekje të topit me dorë nga ana e Mustës. Jorgji vendos për penallti në favor të Kamzës.

Capture

21’ Siljanovski në hyrje të zonës, godet fort, por topi shkon vetëm pak larg portës.

19’ Ymeraj kërkon ndihmën e mjekëve të skuadrës së tij, teksa dëmtohet pas një topi të përplasur në trupin e tij.

11’ Kamara rrëmben vetë një top, futet në zonë, godet dhe portieri Gjonikaj largon topin jashtë zone.

9’ Musta e Raçiç përplasen kokë më kokë pas një dyluftimi për një top në ajër. Të dy lojtarët shpëtojnë pa dëmtime të mëdha.

3’ Danilo Alvesh merr një top të lartë nga e djathta, ul bukur me gjoks, por goditja shkon vetëm në rrjetën e jashtme.

1′ Nis takimi në Vlorë.

 

FORMACIONET

Flamurtari: Sali; Siljanovski, Bicaj, Veliu, Musta, Useini, Sidibe, Zuka, Zhufo, Alvesh, Kamara. Trajner: Shpëtim Duro.

Kamza: Gjonikaj; Zguro, Frashëri, Kuqi, Cukoviç; Mehmeti, Ymeraj, Plaku, Idrizaj, Fukui, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu.

Gjyqtar: Enea Jorgji

Related posts

VIDEO/ Chiellini nuk mban dot nervat: Sa para keni paguar për penalltinë!

Sadik.Autor

PAS GOLIT/ Jo vetëm femra NUDO por edhe një qen ju bën m***n në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Liverpool gjunjëzon Manchester City dhe “prek” gjysmëfinalen

Sadik.Autor

Leave a Comment