Champions League Futboll Sport

“NA DUHET NJË NDESHJE PERFEKTE PËR TË PËRMBYSUR PSG-NË”/ Koeman: Shpresoj që fundi të mos jetë i njëjtë si në…

Ronald Kuman nuk e fsheh besimin që ka për të përmbysur ndeshjen kundër PSG-së, por thotë se ekipi i tij duhet të bëjë një paraqitje perfekte. E konsideron duel mjaft delikat dhe ndryshe nga ai që fitoi me Sevijen në Kupën e Mbretit.

PËRGATITJET – “Shpresoj që fundi të mos jetë i njëjtë si në ndeshjen e parë. Varet nga mënyra se si do ta nisim ndeshjen, nga energjia që do të vendosim në fushë për t’i vështirësuar jetën kundërshtarit. Do të varet gjithashtu edhe nga efektiviteti ynë. Ata sigurisht që do të luajnë duke menduar edhe fitoren që kanë arritur në fillim. Ne duhet të krijojmë raste. Asgjë nuk është e pamundur”.

NDESHJA E PARË – “Mendoj se kishim një moment të mirë edhe në atë ndeshje. Sevija në kampionat dhe në Kupë na ka dhënë besim. Megjithatë, nuk mund ta krahasojmë përmbysjen e Sevijes me këtë. PSG-ja është një skuadër e fortë që do të fitojë Champions-in. Për ta përmbysur na duhet një ndeshje perfekte. Barcelona del në fushë për t’i fituar të gjitha”.

PRESIDENTI – “E di që presidenti ka raport pozitiv me Leo Mesin dhe kjo është diçka e mirë. Por, të ardhmen do ta vendosë vetëm Leo. Të gjithë në Barcelonë duam që ai të vazhdojë. Është mirë për klubin që Laporta fitoi sepse ka edhe eksperiencën e duhur”.

MESAZHI – “U kam thënë që duhet të dalim për të luftuar, të bëjmë lojën tonë dhe të krijojmë raste. Nëse do të luajmë siç dimë dhe në fund do të jemi të qetë me veten. Nuk duhet të largohemi nga fusha pa bërë maksimumin. Kjo do të ishte diçka e keqe”.

PËRMBYSJA – “Sigurisht që do të jetë e vështirë për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë. Ne luajmë kundër PSG-së dhe jo kundër një ekipi që do të na lërë të luajmë. Na duhet ndeshje perfekte, por varet nga ne. Mungesat janë të shumta këtë herë”.

FORMACIONI – “E kam në mendje mënyrën si do të luajmë. Por, nesër (sot) do të bëjmë një diskutim me ekipin dhe nuk do ta tregoj. Me këta 20 futbollistë që kemi në dispozicion, mund të luajmë me çfarëdo lloj skeme”.

FRANCEZËT – “E dimë që francezët te Barcelona kanë shumë ambicie. Ne kemi nevojë për ambicien për të përmbysur këtë ndeshje. Duhet të përmirësojmë gjërat që bëmë gabim në ndeshjen e parë. PSG-ja pati shumë efektivitet në rastet e saj, ndërsa ne gabuam. Nëse do të ndodhë e njëjta gjë për ne, sigurisht që mund ta përmbysim”.

ARAUHO – “Folëm me të dhe analizuam momentin. Nuk duam që ta sforcojmë. Nëse gjithçka shkon mirë, ai mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e së hënës”.

RISHIKIMI – “Sigurisht që e kam parë ndeshjen e parë. E di ku kemi gabuar, por kemi bërë edhe disa minuta pozitive. Pikërisht nga ato duhet të nisemi”.

Related posts

Vendimi surprizë i Joakim Low, lë jashtë listës sulmuesin Leroy Sane

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Një hap larg portës, futbollisti shpërdoron rastin fantastik dhe e dërgon topin sipër traversës

F.autor

Romagnoli: Jam krenar që përfaqësoj skuadrën dhe tifozët si kapiten

Isa.Autor

Leave a Comment