Futboll

Flamurtarit i rikthehen 4 titullarë, 3 lojtarë “ngujohen” në infermieri

Rikthime dhe mungesa te Flamurtari. Për ndeshjen e sotme kundër kurbinasve, pritet që stafi teknik të ketë një organikë disi më të plotë krahasuar me 180 minutat e fundit. Sidibe dhe Useini kanë ezauruar pezullimin prej të verdhëve, ndaj janë totalisht gati për Shpëtim Duron.

Ditmar Bicaj ka hedhur zyrtarisht pas krahëve dëmtimin, ashtu si edhe Xhufo. Megjithatë, i dyti me gjasë do ta nis si titullar. Mungesa të sigurta janë Nurkoviç, Muaremi, Tunkara, të cilët ende nuk janë rikuperuar dhe kanë të njëjtin problem, kontraktim muskulor.

Përtej kësaj situate në infermieri, për të mos diskutuar misionin “Euro”, vlonjatët udhëtojnë drejt Laçit për gjetur kthesën e madhe.

Related posts

DO MUNGOJË NË BOTËROR/ Mesfushori spanjoll kalon me sukses operacionin

F.autor

SFIDA NDAJ JUVENTUS/ Tifozja e Interit “çmend” fansat para derbit të Italisë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Ndeshja e parë zyrtare e REALIT pa RONALDON, zbulohen formacionet zyrtare të Superkupës

Isa.Autor

Leave a Comment