Basketball

NBA/ Toronto thyen mitin Houston, mposhten Golden State e Cleveland

Pas 17 fitoresh radhazi bie “miti” Houston Rocekts. Duhet të vinte sfida ndaj Toronto Raptors në “Air Canada Center” që James Harden me shokë të riktheheshin me këmbë në tokë. Në duelin mes dy skuadrave që kryesojnë konferencat respektive triumfoi Toronto Raptors me rezultatin e ngushtë 108-105. Falë një periode të parë fantastike të cilën e mbyllën në avantazhin e 14 pikëve, kanadezët u konfirmuan si skuadra që do të thonë fjalën e tyre në këtë sezon jo vetëm në garën për të fituar titullin në Lindje por për t’u shpallur kampionë të NBA-së. Raports në këtë sfidë u mbështetën te forma e mirë dy yjeve të tyre, Kyle Lowry dhe DeMare DeRozan. I pari realizoi 30 pikë ndërsa shtoi edhe 6 asiste dhe 3 rebound, ndërkohë që DeRozan u mjaftua me 23 pikë 2 asiste dhe 7 rikuperime poshtë tabelës. Më i miri mbi parket nuk mund të ishte askush tjetër përveç James Harden por as 40 pikët e mjekëroshit nga Arizona nuk i mjaftuan skuadrës teksane për të bërë rezultat në këtë sfidë dhe për të vazhduar serinë e fitore radhazi. Po aq sa edhe James Harden plot 40 pikë realizoi edhe Kevin Durant në sfidën mes Portland Trail Blazzers dhe Golden State Warriors, takim të cilin kampionët në fuqi të NBA-së e humbën në mënyrë të turpshme me rezultatin 125-108. 9 fitore rradhazi për Portland Trail Blazzers që mund të konsiderohet pa frikë si skuadra e momentit në NBA pasi ekipi nga Oregoni ndali edhe ecurinë pozitive prej 7 fitoresh rresht të Ëarriors. Meritat shkojnë të gjitha për dyshen McCollum-Lillard të cilët të dy sëbashku realizuan 58 pikë.Me këtë sukses Portland blindoi vendin e 3-të në Perëndim. LeBron James e bëri mësëmiri detyrën e tij, por Cleveland Cavaliers në krahun tjetër pësoi humbjen e 27-të sezonale pasi u mposht lehtësisht në Staples Center nga Los Angeles Clippers me rezultatin 116-102. Kalifornianët me këtë fitore hodhën një hap drejt kualifikimit në play-off ndërkohë që skuadrës nga Ohio nuk i mjaftuan 25 pikët por edhe 6 asistet dhe rikuperimet e mbretit James. Brook Lopez u shfaq në versionin e tij më të mirë pasi realizoi 29 pikë në sfidën ndaj Denver Nuggets, por kjo nuk i mjaftoi Lakers-ave që pësuan një tjetër humbje duke pakësuar shanset e tyre për tu kualifikuar në play-off. Në Colorado festa ishte e gjitha për vendasit e Nuggets, të cilët triumfuan me rezultatin 125-116 falë një periode të 4-t shumë të mirë por edhe lojës së shkëlqyer të dyshes Murray-Millsap.

Related posts

NBA, kualifikohen Warriors dhe 76ers, Bostoni merr kryesimin ndaj Bucks

Sadik.Autor

Lakers u fut frikën rivalëve, mund edhe Oklahomën, fitojnë Golden State e Boston

Q.Autor

NBA/ Harden e Durant kërcënojnë rivalët, stërvitje së bashku gjatë pushimeve

Delo.autor

Leave a Comment