Futboll La Liga

Florentino Perez: 2017 ka qenë viti më i mirë i historisë 116-vjeçare të Real Madrid

Skuadra aktuale e Real Madrid është cilësuar si një nga më të mëdhatë në historinë e klubit nga presidenti Florentino Perez. Real ka fituar tre nga katër edicionet e fundit të Champions League, duke përfshirë edhe dy të fundit radhazi, gjë që nuk është bërë nga asnjë klub tjetër në epokën moderne.

Për më tepër, Zinedine Zidane ka udhëhequr skuadrën edhe drejt titullit në La Liga sezonin e kaluar dhe ekipi është vlerësuar të premten me çmimin Klubi më i Mirë Ibero-Amerikan për 2017-ën, një çmim që zakonisht jepe për individët dhe që i është dorëzuar presidentit Perez. “Është një kënaqësi për mua të marr këtë çmim pasi 2017 ka qenë viti unë më i mirë në 116 vite histori”, ka thënë ai.

“Ky klub ka shkruar historinë kundër Juventus duke fituar Champions League-ën e dytë radhazi, një gjë që nuk ishte bërë më parë. Kjo skuadër është kthyer në një legjendë tashmë në botën e futbollit dhe Zidane ka fituar çmimin si trajneri më i mirë, ndërsa Cristiano ka fituar Topin e Artë. Real Madrid është një klub që kthen ëndrrat në realitet”.

Related posts

Zidane flet pas fitore së jashtëzakonshme të Real Madridit

Q.Autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Tirana mbyll vitin në krye. Ja situata e skuadrave pas javës së 15…

Delo.autor

Pato i shokon të gjithë! Ky është idhulli i sulmuesit brazilian

Sadik.Autor

Leave a Comment