Futboll

Formacionet zyrtare/ Përfundimisht, kjo është Shqipëria e Panuccit!

Janë konfirmuar formacionet zyrtare për ndeshjen miqësore të Shqipërisë kundër Norvegjisë në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri Christian Panucci ka nisur zyrtarisht ”epokën“ e tij, pasi ka shumë ndryshime në formacionin titullar. Nga porta në sulm, kjo është një Shqipëri krejtësisht e rinovuar dhe me lojtarë që luajnë për herë të parë mes tyre.

Në mbrojtje konfirmohet Ajeti në krahun e majtë, ndërsa Qaka, Xhaka dhe Ramadani do të formojnë mesfushën. Vlen për t’u parë se si do të shkojë kjo sfidë për ta. Xhaka si lider i mesfushës, ndërsa Qaka dhe Ramadani duket se do të jenë liderit e rinj të Shqipërisë. Sulmi i besohet sulmuesit Armando Sadiku. Lojtari i Leavantes ka fituar balotazhin me Balajn dhe Cikalleshin dhe ka bindur më shumë trajnerin italian.

Norvegjia ka nisur me ndryshime. Talenti i Real Madrid-it, Martin Odegaard do të jetë nga minuta e parë në stadiumin “Elbasan Arena”. Me interes të madh pritet dhe ballafaqime mes Xhakës dhe shokut të tij të mesfushës te Baseli, Elyoumoussi. Emocionet kanë nisur që tani, një sfidë që nuk duhet humbur. /EDS

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Alij, Qaka, Xhaka, Ramadani, Roshi, Grezda, SAdiku. Tr. Christian Panucci.

Norvegjia: Nyland, Svenmsson, Nordtveit, Ajer, Meling, Odegaard, Henriksen, Johansen, M. Elyoumoussi, T. Elyoumoussi, Johnsen.Tr. Lars Lagerback.

Related posts

E ARDHMJA E MESSIT NË KOMPANITË E BASTEVE/ Ja skuadra favorite ku pritet të transferohet “Pleshti”… (FOTO)

Delo.autor

DUEL NË MERKATON E VERËS/ Inter, Juventus dhe Roma sfidohen për francezin e Premier League…

Delo.autor

U ELEMINUA NGA AJAX/ Ja çfarë thotë Allegri pas ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment