Futboll Seria A

Gafa e Bonucci-t: Mendon se Milan-Arsenal është për Champions! (FOTO)

Milan po vijon përgatitjet intensive për ndeshjen e së enjtes kundër Arsenal në “Europa League” me tifozët që deri më tani kanë bërë të tyren duke konfirmuar prezencën pasi sipas mediave italiane janë shitur afërsisht 70 mijë bileta.

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, duket shumë i motivuar për sfidën dhe sot ka treguar me anë të një fotoje se po stërvitet maksimalisht për të. Mirëpo në foton e publikuar prej tij në ‘instagram’ vihej re se italiani ka përfshirë “tag” zyrtar “Uefa Champions League”.
Një gabim i konstatuar nga fansat të cilët ia kanë vënë në pah qendërmbrojtësit që më pas ka ka rregulluar gjithçka. Mesa duket Bonucci-t i mungon shumë “Champions League”.

Related posts

“Messi i ri” rrëfen makthin: Kisha kriza ankthi, nuk më ndihmoi njeri

Sadik.Autor

‘O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR”/ “Tifozat Kuq e Zi” festojnë 15-vjetorin me këngë e valle

Delo.autor

Në JANAR INTERI ndryshon fytyrë/ Bashkë me Marottën vjen edhe IDHULLI I TIFOZËVE

Isa.Autor

Leave a Comment