Futboll Sport

MPOSHTET KONKURRENCA E MILANIT/ Interi arrin marrëveshjen me Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani dhe Interi janë gjithmonë e më pranë njëri-tjetrit.

Sipas asaj që raporton gazetari sportiv dhe njëkohësisht ekspert i merkatos, Fabricio Romano, skuadra zikaltër ka arritur marrëveshjen me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani për kushtet e kontratës.

Bisedimet janë në avancim me Empolin që zotëron kartonin e 20-vjeçarit për të arritur te “tymi i bardhë” i kësaj tratative.

Gjithashtu eksperti i merkatos, Romano ka bërë me dije se shumë pranë firmës me Interin është dhe mbrojtësi anësor i Kaljarit, spanjolli 22-vjeçar Raul Belanova, ndërsa Bremer i Torinos mbetet objektivi kryesor i drejtuesve zikaltër për mbrojtjen.

Gjatë sezonit që përfundoi, Asllani u aktivizua gjithsej në Serinë A në 23 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte 1 asist për shokët e skuadrës.

Interi gjithashtu ka mposhtur konkurrencën e Milanit dhe të Njukasëllit që ishin në ndjekje të talentit të Kombëtares.

Related posts

U SURPRIZUA NGA SHKARKIMI I MOURINHO-S/ Herry Kane: Largimin e trajnerit e mësova…

Delo.autor

Emery i “vjedh” talentin PSG-së, Adli te Arsenali

Sadik.Autor

MBIPOPULLIM TË HUAJSH NË SUPERIORE/ Ja kush rrezikon të largohet nga Partizani

Delo.autor

Leave a Comment