Futboll Seria A

Gattuso dhe Milani i së ardhmes: këtu nis pika e ndërtimit

Janë ditë, ndoshta vendimtare për të ardhmen e Rino Gattuso-s si trajner i Milanit. Një “martesë” e destinuar që të vijojë, sipas asaj që kanë lënë të kuptohet si nga ana e trajnerit dhe e shoqërisë, gjithnjë në pritje të aktit zyrtar.

“Rinovimi i Gattusso-s do të jetë dhurata jonë për ditën e Pashkës”, pati deklaruar drejtori sportiv Mirabelli dy ditë më parë, por nëse çështja e kontratës nuk do të përcaktohet sot, natyrisht që gjithçka do të ndodhë pas Pashkës. Në artikullin e sotëm të Gazzetta dello Sport thellohen skenarët  e lidhur me “Ringhio” për pankinën kuqezi, analizuar edhe ndryshimin që i ka bërë skuadrës për këtë sezon.

Nuk është vetëm rendimenti i skuadrës që është përmirësuar: lojtarët, pas shkarkimit të Montella-s, kanë dhënë diçka më shumë. Janë rritur në nivel, mes tyre, Biglia, Calhanoglu, Kessia, Bonuçi dhe Romagnoli por edhe da Silva ka dhënë shenja jete. Nëse Milan-i i vitit 2018 është i fortë po aq sa Juventusi sa i përket pikëve, është normale që testi i së vërtetës do të kryhet sot kundër Juventusit dhe të mërkurën kundër Interit: nga këtu kalojnë rrugët që të çojnë në Champions.

Related posts

Chelsea është gati të përfshijë Batshuayin në ofertë për të fituar ‘luftën’ për Pulisic

Q.Autor

NJË HAP LARG KALIMIT NË “CAMP NOU”/ Ja kur do të zyrtarizohet Griezmann tek Barcelona

Delo.autor

I SHOKON TË GJITHË/ Legjenda Matthäus: Lewandowski, një hap para “Pleshtit”

Delo.autor

Leave a Comment