Futboll Premier League Sport

MARTIAL ËSHTË “HAZARD” I MAN. UNITED/ “Mourinho i çmendur nëse aktivizon Lukakun!

 Fitorja kundër Juventus, natyrisht që i jep një tjetër hov Manchester United dhe trajnerit Mourinho, që kishte vërtetë nevojë, më shumë se kurrë tani, para derbit ndaj Manchester City. Pikërisht në vigjilje të derbit të madh të Manchester, ish-futbollisti Paul Ince ka një këshillë për portugezin: “Ngrihet pyetja nëse Lukaku do të jetë në formën e duhur për të luajtur, por edhe nëse ai do të jetë, Mourinho do të ishte absolutisht i çmendur nëse do ta aktivizonte në fushë. Rezultatet flasin qartë. Alexis Sanchez dëshmoi përmirësime gjigante në ndeshjen kundër Juventus, dhe nuk është rastësi që ndodhi pikërisht në ndeshjen kur Lukaku nuk ishte mes titullarëve. Dhe gjithsesi, në përgjithësi, kur belgu nuk ka luajtur, United është shfaqur si një skuadër shumë më e mirë”.

Por, Lukaku dhe Alexis Sanchez nuk ishin dy futbollistët e vetëm për të cilët u shpreh Ince. Në fakt, legjenda e futbollit anglez shpërtheu në superlativa mbi francezin Martial: “Askush nuk do të dëshironte të luante kundër Martial në këtë moment. Martial është Hazard i United. Një sulmues i nivelit botëror, që mund të bëjë gjëra special dhe të ndryshojë letrat mbi tavolinë kur skuadra ka më shumë nevojë. Është vetëm 22 vjeç dhe nëse vijon kështu do të bëhet më i fortë se Hazard”.

Related posts

TER STEGEN NJË “PËRBINDËSH”/ “Gardiani” pret 11-metërshin dhe shpëton Barcelonën! (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Rrezikon sfidën e rëndësishme, sulmuesi i Interit dëmtohet sërish. Ja gjendja e Sanchez…

Delo.autor

Julen Lopetegui kërkon me “NGULM” mesfushorin spanjoll të Bayern Munich 

Sadik.Autor

Leave a Comment