Futboll Seria A

Gattuso e thotë hapur: Kam frikë nga Spalletti

Gennaro Gattuso ka frikë se Milani do të trajtohet si favoriti në derbin me Interin.

Italiani ka folur para derbit lokal dhe botëror mes kuqezinjve dhe zikaltëve, i cili do të zhvillohet ditën e nesërme.

“Ata mund të përballojnë humbjen, ne nuk mundemi. Kjo është si një finale. Si lojtar, isha më i qetë para derbit, por si trajner është më e vështirë,” tha Gattuso në konferencën për shtyp.

Rossonerët janë të pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në Serie A, por triumfuan kundër Lazios pas ekzekutimit të penaltive në gjysmëfinales e Kupës së Italisë.

“Kam frikë nga Luciano Spalletti, i cili ka më shumë përvojë në derbi, si me Romën dhe Milan, kështu që ai di se si t’i trajtojë këto lojëra. Kam frikë nga Mauro Icardi, i cili është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe janë vetëm disa lojtarë që kanë lëvizje më të mira se ai. Ai kurrë nuk ia huq para golit”, tha trajneri italian.

“Kam frikë se ndonjë kush mund të mendojë se jemi papritmas fantastik, në realitet nuk duhet të harrojmë nga ku kemi filluar. Ende nuk kemi bërë asgjë dhe ende kemi nevojë të bëhemi një ekip. Ne kemi potencial për të bërë gjëra të mëdha, por nuk duhet të humbasim sakrificën dhe punën e vështirë”, pohoi Gattuso.

Ndryshe, Milan zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me 44 pikë, shtatë më shumë i ka Interi i vendit të katërt.

Related posts

Penalltia e mohuar ndaj Norwich, Conte del hapur kundër VAR

Q.Autor

LIVE/ Teuta-Kastrioti: Përsëri Latif, skuadra e Bledi Shkëmbit dyfishon rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

“LEWANDOWSI GËNJESHTAR DHE SIMULUES”/ Karim Rekik reagon me nervozizëm, ja deklarata

Delo.autor

Leave a Comment