Futboll Seria A

Gattuso injoron rinovimin: Juve e fortë, japim maksimumin

Pas Massimiliano Allegrit, edhe trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka dalë në konferencë për shtyp ku ka komentuar gjendjen e lojtarëve për ndeshjen e nesërme ndaj Juventus. Takim që do të luhet në “Allianz Stadium” në orën 20:45 në kuadër të javës së 30-të të kampionatit. Tekniku i kuqezinjve ka folur ndër të tjera edhe për rinovimin me gjigantët milanezë, të cilin nuk e shikon si primar për momentin, pasi është i fokusuar te ndeshjet me ekipin.

Do të rinovoni për Pashkë?

Do t’ua thonë drejtuesit e klubit se kur do të vijë kontrata dhe nëse do të rinovoj. Prioriteti im është fusha.

Si janë Bonucci dhe Donnarumma?

Janë mirë. Leonardo kthehet në Torino për të parën herë dhe do të jetë emocionuese për të natyrisht. Është i përqëndruar. Donnarumma nuk duhet të mendojë për atë që ndodhi vitin e kaluar.

Lojtarët janë shumë të përkushtuar ndaj jush: Ju pëlqen kjo?

E kam lexuar shtypin, kanë folur mirë. Unë e di që trajnoj një ekip që po bën mirë dhe stërvitet mirë. Problemi i Kalinic është zgjidhur, ai është kthyer për t’u stërvitur vetëm. Po ndërtojmë diçka të rëndësishme por duhet të arrijmë rezultate pozitive.

Fakti që Juventus luan javën që vjen me Real Madrid, a e shihni si avantazh?

Juventus vitet e fundit është kthyer në një makinë lufte. Kanë ndërtuar një mentalitet fituesi. Ata nuk kanë frikë nga asgjë dhe janë gati sepse fitorja të ndihmon të fitosh.

A është përgatitur ekipi për ndeshjet kundër Juventusit dhe Interit?

Duhet të mendojmë për këtë që kemi njëherë, pasi po luajmë shumë. Nuk mund të gabojmë. Kemi pak shpresa për Champions por gjithsesi vazhdojmë dhe besojmë, për këtë nevojë të bëjmë ndeshje të mëdha.

Çfarë do të ndryshonte nëse Juventusi do të luante me sulmues?

Ne kemi përgatitur zgjidhje të ndryshme. Ne duhet të mendojë për t’i bërë mirë gjërat tona, pastaj ne i njohim të gjitha cilësitë  e tyre. Duhet të mendojmë të luajmë si skuadër dhe jo të humbasim në fushë. Duhet të mendojmë që të punojmë në grup dhe jo individualisht. E dimë që Juventus është më i fortë ndaj duhet të japim maksimumin tonë. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të mirë për t’a vënë Juventusin në vështirësi. Nëse shohim numrat, nuk ka histori, por duhet të pranojmë se bardhezinjtë janë më të fortë se ne dhe na duhet të bëjmë një ndeshje perfekte.

Si është skuadra pas pushimit?

Shpresoj që të jenë mirë. Kanë luajtur me Kombëtaren dhe tani janë kthyer me mendje të freskët dhe të relaksuar. Këto ditë kam parë lojtarë me dëshirë të madhe për të luajtur këtë takim. 

Related posts

“TRE VITE MË PARË ASKUSH NUK E BESONTE SE…”/ Bonucci karikon “axurrët”: Nuk do të ketë alibi për humbjen

Delo.autor

SIGURUAN NJË BILETË PËR NË CHAMPIONS/ Icardi ka këtë mesazh: Jeta nuk duhet të jetë perfekte, për… (FOTO)

Delo.autor

Shqipëria shënon golin e nderit ndaj Ukrainës

Sadik.Autor

Leave a Comment